cs.aLbaneso.com
  ViP
 

Tingulli 3nt të kënaqur me “Ma I Madhi N’Ven”

Hip-hop grupi kosovar “Tingulli 3nt” pas tre vitesh pushim ka lansuar albumin më të ri të titulluar “Ma I Madhi N’Ven”.

Ky album është dashur të realizohet që para një viti, por për shkak të angazhimeve të shumta të grupit është shtyrë deri tash, ka pohuar për Telegrafi.com anëtari i grupit “Tingulli 3nt”, Getoar Selimi.

“Albumi ynë është dashur të publikohet qysh para një viti. Por pikërisht atëherë kur është pritur të lansohet albumi, ne kemi pasur angazhime të shumta, prandaj edhe është shtyrë tash”, ka thënë Geti.

Tingulli 3nt kanë treguar se janë shumë të kënaqur me këtë album sepse sipas tyre ka një dimension tjetër nga ajo që jemi mësuar deri tash, dhe presin të korrin sukses.

“Ne jemi shumë të kënaqur me këtë album është diçka më ndryshe se herëve të tjera. Është më shumë se hip -hop, mendoj se shumë njerëz që nuk dëgjojnë hip- hop e gjejnë veten aty. Ne mendojmë që ky album i ka pesë yje dhe që është krejt tjetër dimension nga gjithë ajo qe kemi në rrethinë dhe mendoj që ja vlen të dëgjohen të gjitha këngët me radhë, pa e shtyrë asnjërën. Dhe, normal presim suksesin e duhur”, ka shtuar më tej ai.

Getoari gjithashtu ka zbuluar se këto ditë të festave si dhuratë për dëgjuesit e muzikës së tyre do të vijë edhe videoklipi i këngës “Ani, ani syn”.

“Këto ditë të festave si dhuratë për dëgjuesit e muzikës tonë do të dalë videoklipi i këngës ‘Ani ani syn’ që është në bashkëpunim me Florin. Pastaj në mëndje e kam t’i realizoj si videoklipe shumicën e këngëve të këtij albumi, por nuk e di sa do të arrijmë”.

Se çfarë presim të arrijnë me këtë album, Geti shton: “Njohjen e Kosovës në vendet që nuk e kanë njohur deri më sot”. /aLbaneso.com


___________________________

Cyrus këndon karioke për Krishtlindje

Miley Cyrus ka befasuar familjen duke bërë një interpretim karaoke të hitit të saj të vitit 2010, “Can’t Be Tamed” në ditën e Krishtlindjeve.

18-vjeçarja i është bashkuar motrës së saj Noah, 10-vjeçare, për një duet në aparaturën e re karaoke dhe është ngazëllyer kur ka kuptuar se pajisja kishte të programuar këngët e saj.

“Miley dhe Noah aktualisht këndojnë ‘Can’t Be Tamed’ në makinerinë e re karaoke të Noah. Është mrekulli. Nëna ime po xhiron video... ndoshta mund të jeni me fat që do t’ua publikoj më vonë”, ka thënë motra e madhe, Brandi Cyrus në faqen e saj në Twitter. /aLbaneso.com/


____________________________

Për Hefner, vit i ri, me bashkëshorte të re

Hugh Hefner pritet që të martohet për herë të tretë në jetën e tij, pasi i ka propozuar martesë bukuroshes së tij te Playboy, Crystal Harris, pikërisht në mbrëmjen e festimit të krishtlindjeve.

Në moshën 84 vjeçare, ylli i reality shou “Playboy Mansion”, është 60 vjet më i moshuar se e fejuara e tij 24 vjeçare.

“Kur i dhashë Crystalit unazën, ajo filloi të qante. Këto janë krishtlindjet më të mira në jetën time”, shkroi Hefner në Twitter ku e konfirmoi fejesën.

Çifti është në lidhje që prej më se një viti. Kjo do të jetë martesa e parë për Crystal Harris.


____________________________

Anjeza: Kontribuuese, por jo politikane

Në një intervistë për shtojcën SH2, Anjeza Shahini, e cila është profilizuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare, ka thënë se në të ardhmen e sheh veten në një zyrë ku mund të kontribuojë në muzikë dhe në kulturë.

Mirëpo, ajo ka refuzuar të thotë se mund të bëhet politikane në të ardhmen.

“Nuk e shoh (veten) si një politikane, apo lidere, por e shoh si një person që mund të investojë më tepër se sa duke kënduar për artin shqiptar”, ka thënë Anjeza.

Sa i përket ‘tërheqjes’ nga krijimi i projekteve të reja kohëve të fundit, Anjeza ka thënë se është bazuar kryesisht në këndimin live nëpër mbrëmje të ndryshme, gjë që i ka ndihmuar ta mbajë gjithmonë në aktivitet, anën e saj muzikore. /aLbaneso.com/

____________________________

Aurela Gaçe përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Aurela Gaçe mori çmimin e parë në edicionin e 49-të të Festivalit të Këngës në RTSH, duke fituar kështu të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion”.

“Kënga ime”, kënduar nga Aurela Gaçe, me tekst nga Sokol Marsi, kompozuar dhe orkestruar nga Shpëtim Saraçi u vlerësua me çmimin e parë.

Me çmimin e dytë u vlerësua dueti i Alban Skënderajt dhe Miriam Camit me këngën “Ende ka shpresë” shkruar dhe kompozuar nga vetë ata, teksa me çmimin e tretë u vlerësua këngëtari Saimir Braho me këngën “Shtegtar i jetës sime”.

Pas Anjeza Shahinit, Ledina Çelos, Luis Ejllit, Frederik Ndocit, Olta Bokës, Kejsi Tolës dhe Juliana Pashës, Aurela Gaçe bëhet këngëtarja e tetë që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, “Eurovizion”. /aLbaneso.com/

____________________________

Divorcohen Reynolds dhe Johansson

Ryan Reynolds ka aplikuar për divorc me bashkëshorten e tij Scarlett Johansson, pikërisht në periudhën e festave të fundvitit, ku ndarjet janë të pazakonta.

Çifti e bëri publik ndarjen më herët gjatë muajit, por tani aktori e ka bërë edhe zyrtarisht duke aplikuar për divorc në një gjykatë të Los Angelesit. Tani pritet që edhe zyrtarisht ta ndajnë pasurinë.

“Pas konsiderimit të gjatë dhe të kujdesshëm të të dyja palëve, ne kemi vendosur t’i japim fund martesës. Ne i kemi hyrë lidhjes tonë me dashuri dhe me të njëjtën dashuri po e lëmë atë”, shkruan në komunikatë. /aLbaneso.com/




____________________________

Foto shokuese të Katy Perryt

Katy Perry mund të ketë folur hapur në të kaluarën për fëmijërinë e saj të çuditshme, por imazhet e reja të paraqitura nëpër mediumet britanike shfaqin këngëtaren superseksi të ishte një vajzë komplet tjetër në fëmijëri.

Bjonde me rroba jo dhe aq atraktive, Katy, e cila ishte njohur me emrin e Katy Hudson për shkak të zërrit, e nxjerr shpirtin nga vetja në një video e cila pritet që së shpejti ta bëjë xhiron e botës.


Siç e shihni, kjo fotografi është me milionë vite larg nga ajo Katy që e njohim ne dhe që e njeh bashkëshorti i saj Russell Brand. /aLbaneso.com/


____________________________

Scherzinger dëshiron të shfaqë linjat trupore

Këngëtarja seksi, Nicole Scherzinger vishet për të shfaqur figurën e saj pikante, ndërsa e din rëndësinë e veshjeve të disenjatorëve më të mirë.

 Bukuroshja e cila është e njohur për trupin e saj të jashtëzakonshëm, pranon se është duke bërë fitnes për t’u dukur sa më seksi dhe vishet me trendet aktuale.

“Nuk e di nëse kam trup të përkryer. Unë vetëm di të vesh gjërat e duhura për t’i bërë njerëzit të mendojnë ashtu. Gjithçka është për atë se kur dhe si i gjen rrobat e përshtatshme”, theksoi Scherzinger. /aLbaneso.com/


 

Nga : aLbaneso

 
  Heute waren schon 1 Besucher (9 Hits) hier!  
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden