cs.aLbaneso.com
  Horoskopi
 

Horoskopi Nga

Horoskop ditiorDashi

 : aLbaneso




Dashi

Puna: S’dorëzoheni para vështirësive
Shëndeti: Shfrytëzojeni pushimin tuaj
Dashuria: Mos i impononi dëshirat tuaja
 
Demi

Demi

Puna: Duhet të jeni më të vendosur
Shëndeti: Probleme me gjymtyrët
Dashuria: Nuk iu shmangeni joshjeve
     
Binjakët

Binjakët

Puna: Nuk është koha të dorëzoheni
Shëndeti: Keni ngarkesë psikike
Dashuria: Ndjenjat tuaja po zgjohen
 
Gaforrja

Gaforrja

Puna: Mundësi për takime të biznesit
Shëndeti: Duhet të pushoni më shumë
Dashuria: Keni obligime familjare
     
Luani

Luani

Puna: Sikur keni ngecur me obligime
Shëndeti: Keni mungesë të energjisë
Dashuria: Jini më të kujdesshëm
 
Virgjëresha

Virgjëresha

Puna: I keni përmirësuar raportet
Shëndeti: Jeni goxha të ngarkuar
Dashuria: Partneri kërkon butësi
     
Peshorja

Peshorja

Puna: Duhet të jeni më të përkushtuar
Shëndeti: Mos e teproni me ushqim
Dashuria: Ndjenjat tuaja janë në nivel
 
Akrepi

Akrepi

Puna: Dini si të përshtateni në punë
Shëndeti: Gjendje relativisht e mirë
Dashuria: Mos i ngatërroni ndjenjat
     
Shigjetari

Shigjetari

Puna: Keni ide mjaft kreative për punë
Shëndeti: Duhet të lëvizni më shumë
Dashuria: Sikur jeni zgjuar nga gjumi
 
Bricjapi

Bricjapi

Puna: Po humbni kohë me gjëra të kota
Shëndeti: Gjendje e ndryshueshme
Dashuria: Mos nxitoni me konkludime
     
Ujori

Ujori

Puna: Keni probleme financiare
Shëndeti: Probleme me tension të gjakut
Dashuria: Po shfaqni interesim për dikë

______________________________

Lexues të dashur,

Sigurisht se keni lexuar për rolin e astrologjisë në jetën e njerëzve që nga kohët e lashta e deri sot. Prej një shkence që dikur njihej si një ndër më të përparuarat e njerëzimit - deri tek anatemimi i saj dhe sërish ringjallja e hovshme - astrologjia ka ecur në binarët e shëndoshë. Nuk është befasi kur lexojmë që astrolog personal kanë kryetarët e shteteve më të zhvilluara në botë, drejtorët e kompanive më të mëdha, e madje edhe një mori fytyrash të famshme botërore. Megjithatë, jo çdoherë njerëzit që paraqiten si astrologë marrin erë në këtë punë. Fatkeqësisht, raste të tilla kanë ngjarë dhe ngjajnë edhe më tutje edhe tek ne. Për të mos ngjarë kjo më tutje, dëshirojmë që juve t’ju ofrojmë një faqe të astrologjisë, ku mund ta mësoni e ta kuptoni astrologjinë, të njiheni me historikun e saj, si dhe të zbuloni gjërat për jetën tuaj.

Horoskop javor
           | |
           /

 

Dashi

Dashi

Puna: Përdorni imagjinatën tuaj për t’u dhënë një prekje artistike problemeve profesionale. Kjo do t’u bëjë që të keni sukses.
Shëndeti: Shëndeti do të vazhdojë të jetë i mbarë në qoftë se do të vazhdoni rutinën tuaj në jetën e përditshme.
Dashuria: Duhet të limitoni shpërthimet e karakterit tuaj për të mos krijuar kontraste. Duhet të kërkoni të besoni më shumë tek partneri juaj për të jetuar më mirë.
 
Demi

Demi

Puna: Do të keni mundësi të konsolidoni pozicionin tuaj duke u përpjekur të sajoni një hapësirë të gjithën për veten tuaj. Ndryshimet që parashikoheshin do të shtyhen për më vonë për të mos e tronditur situatën.
Shëndeti: Mund të keni disa fryrje në këmbë, ndoshta për faj të qëndrimit shumë në këmbë.
Dashuria: Do të tentoni të largoheni nga personi që doni sepse gjërat nuk po ju ecin shumë mirë. Ikja nuk është një zgjidhje e mirë dhe nuk jep rezultat; është më mirë ta përballoni problemin.
     
Binjakët

Binjakët

Puna: Do të jeni kokëfortë për të bërë çdo gjë në mendjen tuaj edhe për faktin se nuk doni të pranoni këshillat e askujt sepse nuk i honepsni dot interferencat.
Shëndeti: Duhet të tregoni kujdes, të bëni shumë sport për të zhvilluar muskujt.
Dashuria: Mund të takoni një mik të vjetër i cili ka ndryshuar shumë. Do të gjendeni në një situatë të vështirë për të zgjedhur midis dy partnerëve. Hapeni dhe pranojeni atë, pasi do të kuptoni që është dashuria e jetës suaj.
 
Gaforrja

Gaforrja

Puna: Keni shpenzuar shumë kohë duke u marrë me çështjet e të tjerëve. Gjatë kësaj jave përqendrohuni te problemet tuaja dhe një blerje e mirë për veten tuaj do t’ju kënaqte.
Shëndeti: Tashmë jeni në kufij të mundësive tuaja, keni gjithmonë gjumë dhe po humbni aftësinë e përqendrimit.
Dashuria: Do të silleni në mënyrë jokorrekte me personin që ju rri në krah dhe ky fakt do t’ju bëjë shpejt që të merrni një vendim. Do të ndjeheni më të fortë, por nuk do të jetë kështu më vonë.
     
Luani

Luani

Puna: Do të tentoni të silleni në mënyra false për të arritur gjithçka çfarë dëshironi. Do të humbni autokontrollin duke provokuar injorimin e partnerit.
Shëndeti: het të bëni kujdes të mos bini në tundimin e të ngrënit.
Dashuria: Aftësitë tuaja do të vihen në provë të vështirë nga ngjarjet. Kërkoni të kontrolloni nervat sepse rrezikoni të rëndoni situatën. Gjithsesi, natyra juaj tolerante mund të pësojë dhe ndonjë zhgënjim dashurie në këtë javë.
 
Virgjëresha

Virgjëresha

Puna: Nuk do të arrini t’i vini këmbët mirë në tokë, sepse ambienti rreth jush është shumë sipërfaqësor. Nëse nuk doni të keni probleme më vonë duhet t’i dedikoheni me më shumë kujdes.
Shëndeti: Do të gëzoni një shëndet të plotë për t’u dëshiruar nga të tjerët.
Dashuria: Do të arrini të konfirmoni se mënyra juaj e sjelljes bën për vete partnerin për ëmbëlsinë e fjalëve që ju i thoni vazhdimisht. Përpjekjet tuaja do të shpërblehen veç se ju mungon natyrshmëria.
     
Peshorja

Peshorja

Puna: Duhet të përdorni dinakërinë kundrejt atyre që ju kërcënojnë. Përpiquni ta luftoni me të njëjtat armë, falsitetin.
Shëndeti: Tregoni kujdes të veçantë për shëndetin. Ruhuni nga ndonjë virus gripi që mund t’ju përshkojë në këtë javë.
Dashuria: : Duhet të evitoni mbylljen në vetvete një mosmarrëveshje do t’u bëjë të ndjeheni në humor të keq! Ka shumë mundësi që disa prej jush do të shkëputen nga jeta vetmitare dhe të fillojnë jetën tuaj në çift.
 
Akrepi

Akrepi

Puna: Do të detyroheni që të bëni një zgjedhje që do t’ua kushtëzojë të ardhmen tuaj profesionale. Yjet ju këshillojnë që të mos gaboni duke ndjekur intuitën tuaj gjithmonë.
Shëndeti: Pak lëvizje janë më se të mjaftueshme për të mbajtur muskujt në formë. Kërkoni të bëni pak stërvitje.
Dashuria: Më në fund do të merrni një vendim që do t’u ndihmojë që të vini zemrën në paqe. Ju këshillojmë që të mbani këtë relacion sepse njeriu që keni në krah është ai i duhuri.
     
Shigjetari

Shigjetari

Puna: Do të zgjidhni në mënyrë brilante një detyrë dhe për këtë arsye do të krenoheni. Përpiquni që të mos ju rritet shumë mendja dhe jepni provat e vazhdimësisë tuaj.
Shëndeti: Të jesh i shëndetshëm nuk do të thotë të jesh i shëndoshë. Mund të keni disa probleme edhe me dhëmbët.
Dashuria: Do të tentoni të eksplodoni dhe kur tentoni të realizoni gjëra të paarritshme. Bëjeni edhe partnerin tuaj t që të ëndërrojë një të ardhme bashkë me ju.
 
Bricjapi

Bricjapi

Puna: Do të arrini rezultatet e shpresuara. Megjithatë do të tentoni të merrni përsipër përgjegjësi të reja. Por para se të merrni vendime të këtij lloji duhet ta vlerësoni situatën deri në fund.
Shëndeti: Yjet ju këshillojnë që të kaloni më shumë kohë me njerëzit që ju kuptojnë dhe inkurajojnë.
Dashuria: Mendoni se nuk jeni në lartësinë e personit që ju rri në krah. Duhet të kërkoni të keni më shumë besim te vetja juaj dhe ta transmetoni atë.
     
Ujori

Ujori

Puna: Do t’u prezantohen oportunitete interesante që do t’u ndihmojnë të rriteni profesionalisht, por edhe ekonomikisht. Do të ndjenin nevojën që të ndryshoni periodikisht.
Shëndeti: Yjet ju këshillojnë që të ndryshoni ambient dhe të bëni një udhëtim të vogël regjenerues.
Dashuria: Diçka nuk funksionon me njeriun që doni dhe për këtë shumë shpejt do të keni prova. Nëse ai ose ajo ju fsheh një problem personal, mos insistoni që t’u flasë spontanisht.
 
Peshqit

Peshqit

Puna: Do t’ju çudisë lehtësia me të cilën do të arrini të çoni deri në fund një detyrë mjaft komplekse. Rezultati nuk do të kalojë pa ju rënë në sy superiorëve.
Shëndeti: Shëndeti paraqitet i mirë, por mund të keni pak shqetësime në aparatin tretës. Merreni me ndonjë sport.
Dashuria: Sjellja juaj do t’i duket irracionale partnerit i cili do të kërkojë shpjegime nga ju. Por para se t’i jepni këto shpjegime duhet të sqaroni mirë idetë më përpara në kokën tuaj.

 

                    Horoskop mujor (Dhjetor 2010)
                         | |
                         /
Dashi

Dashi

Puna: Përdorni imagjinatën tuaj për t’u dhënë një prekje artistike problemeve profesionale. Kjo do t’u bëjë që të keni sukses.
Shëndeti: Shëndeti do të vazhdojë të jetë i mbarë në qoftë se do të vazhdoni rutinën tuaj në jetën e përditshme.
Dashuria: Duhet të limitoni shpërthimet e karakterit tuaj për të mos krijuar kontraste. Duhet të kërkoni të besoni më shumë tek partneri juaj për të jetuar më mirë.
 
Demi

Demi

Puna: Do të keni mundësi të konsolidoni pozicionin tuaj duke u përpjekur të sajoni një hapësirë të gjithën për veten tuaj. Ndryshimet që parashikoheshin do të shtyhen për më vonë për të mos e tronditur situatën.
Shëndeti: Mund të keni disa fryrje në këmbë, ndoshta për faj të qëndrimit shumë në këmbë.
Dashuria: Do të tentoni të largoheni nga personi që doni sepse gjërat nuk po ju ecin shumë mirë. Ikja nuk është një zgjidhje e mirë dhe nuk jep rezultat; është më mirë ta përballoni problemin.
     
Binjakët

Binjakët

Puna: Do të jeni kokëfortë për të bërë çdo gjë në mendjen tuaj edhe për faktin se nuk doni të pranoni këshillat e askujt sepse nuk i honepsni dot interferencat.
Shëndeti: Duhet të tregoni kujdes, të bëni shumë sport për të zhvilluar muskujt.
Dashuria: Mund të takoni një mik të vjetër i cili ka ndryshuar shumë. Do të gjendeni në një situatë të vështirë për të zgjedhur midis dy partnerëve. Hapeni dhe pranojeni atë, pasi do të kuptoni që është dashuria e jetës suaj.
 
Gaforrja

Gaforrja

Puna: Keni shpenzuar shumë kohë duke u marrë me çështjet e të tjerëve. Gjatë kësaj jave përqendrohuni te problemet tuaja dhe një blerje e mirë për veten tuaj do t’ju kënaqte.
Shëndeti: Tashmë jeni në kufij të mundësive tuaja, keni gjithmonë gjumë dhe po humbni aftësinë e përqendrimit.
Dashuria: Do të silleni në mënyrë jokorrekte me personin që ju rri në krah dhe ky fakt do t’ju bëjë shpejt që të merrni një vendim. Do të ndjeheni më të fortë, por nuk do të jetë kështu më vonë.
     
Luani

Luani

Puna: Do të tentoni të silleni në mënyra false për të arritur gjithçka çfarë dëshironi. Do të humbni autokontrollin duke provokuar injorimin e partnerit.
Shëndeti: het të bëni kujdes të mos bini në tundimin e të ngrënit.
Dashuria: Aftësitë tuaja do të vihen në provë të vështirë nga ngjarjet. Kërkoni të kontrolloni nervat sepse rrezikoni të rëndoni situatën. Gjithsesi, natyra juaj tolerante mund të pësojë dhe ndonjë zhgënjim dashurie në këtë javë.
 
Virgjëresha

Virgjëresha

Puna: Nuk do të arrini t’i vini këmbët mirë në tokë, sepse ambienti rreth jush është shumë sipërfaqësor. Nëse nuk doni të keni probleme më vonë duhet t’i dedikoheni me më shumë kujdes.
Shëndeti: Do të gëzoni një shëndet të plotë për t’u dëshiruar nga të tjerët.
Dashuria: Do të arrini të konfirmoni se mënyra juaj e sjelljes bën për vete partnerin për ëmbëlsinë e fjalëve që ju i thoni vazhdimisht. Përpjekjet tuaja do të shpërblehen veç se ju mungon natyrshmëria.
     
Peshorja

Peshorja

Puna: Duhet të përdorni dinakërinë kundrejt atyre që ju kërcënojnë. Përpiquni ta luftoni me të njëjtat armë, falsitetin.
Shëndeti: Tregoni kujdes të veçantë për shëndetin. Ruhuni nga ndonjë virus gripi që mund t’ju përshkojë në këtë javë.
Dashuria: : Duhet të evitoni mbylljen në vetvete një mosmarrëveshje do t’u bëjë të ndjeheni në humor të keq! Ka shumë mundësi që disa prej jush do të shkëputen nga jeta vetmitare dhe të fillojnë jetën tuaj në çift.
 
Akrepi

Akrepi

Puna: Do të detyroheni që të bëni një zgjedhje që do t’ua kushtëzojë të ardhmen tuaj profesionale. Yjet ju këshillojnë që të mos gaboni duke ndjekur intuitën tuaj gjithmonë.
Shëndeti: Pak lëvizje janë më se të mjaftueshme për të mbajtur muskujt në formë. Kërkoni të bëni pak stërvitje.
Dashuria: Më në fund do të merrni një vendim që do t’u ndihmojë që të vini zemrën në paqe. Ju këshillojmë që të mbani këtë relacion sepse njeriu që keni në krah është ai i duhuri.
     
Shigjetari

Shigjetari

Puna: Do të zgjidhni në mënyrë brilante një detyrë dhe për këtë arsye do të krenoheni. Përpiquni që të mos ju rritet shumë mendja dhe jepni provat e vazhdimësisë tuaj.
Shëndeti: Të jesh i shëndetshëm nuk do të thotë të jesh i shëndoshë. Mund të keni disa probleme edhe me dhëmbët.
Dashuria: Do të tentoni të eksplodoni dhe kur tentoni të realizoni gjëra të paarritshme. Bëjeni edhe partnerin tuaj t që të ëndërrojë një të ardhme bashkë me ju.
 
Bricjapi

Bricjapi

Puna: Do të arrini rezultatet e shpresuara. Megjithatë do të tentoni të merrni përsipër përgjegjësi të reja. Por para se të merrni vendime të këtij lloji duhet ta vlerësoni situatën deri në fund.
Shëndeti: Yjet ju këshillojnë që të kaloni më shumë kohë me njerëzit që ju kuptojnë dhe inkurajojnë.
Dashuria: Mendoni se nuk jeni në lartësinë e personit që ju rri në krah. Duhet të kërkoni të keni më shumë besim te vetja juaj dhe ta transmetoni atë.
     
Ujori

Ujori

Puna: Do t’u prezantohen oportunitete interesante që do t’u ndihmojnë të rriteni profesionalisht, por edhe ekonomikisht. Do të ndjenin nevojën që të ndryshoni periodikisht.
Shëndeti: Yjet ju këshillojnë që të ndryshoni ambient dhe të bëni një udhëtim të vogël regjenerues.
Dashuria: Diçka nuk funksionon me njeriun që doni dhe për këtë shumë shpejt do të keni prova. Nëse ai ose ajo ju fsheh një problem personal, mos insistoni që t’u flasë spontanisht.
 
Peshqit

Peshqit

Puna: Do t’ju çudisë lehtësia me të cilën do të arrini të çoni deri në fund një detyrë mjaft komplekse. Rezultati nuk do të kalojë pa ju rënë në sy superiorëve.
Shëndeti: Shëndeti paraqitet i mirë, por mund të keni pak shqetësime në aparatin tretës. Merreni me ndonjë sport.
Dashuria: Sjellja juaj do t’i duket irracionale partnerit i cili do të kërkojë shpjegime nga ju. Por para se t’i jepni këto shpjegime duhet të sqaroni mirë idetë më përpara në kokën tuaj.
Horoskop vjetor 2010
     | |
     /
Dashi

Dashi

Karriera:Një vit përplot me batica dhe zbatica. Do t’ju paraqiten shumë pengesa gjatë realizimit të projekteve tuaja, mirëpo duhet të jeni të përgatitur që të luftoni deri në pikë të fundit, për të arritur gjerë tek synimi që ia keni vënë vetes. Me fillim të stinës së vjeshtës, e deri në fund të këtij viti, do të përballeni me pengesa të mëdha, dhe nuk do t’ju lejojnë që puna profesionale të zhvillohet sipas parashikimeve tuaja. Me rëndësi të madhe është që mos t’i leni punët përgjysmë, dhe mos filloni punë të reja pa i përfunduar ato të nisura më herët. Me një fjalë, vetëm përkushtimi mund t’ju sjellë suksese në karrierë.
Partneri: Të lindurit në dekadën e parë dhe të dytë të kësaj shenje, duhet ta shfrytëzojnë periudhën nga muaji shkurt gjerë në muajin maj, që t’ia kushtojnë partnerit, pasi që muajt të tjerë do të jenë shumë të vështirë. Mirëpo për të lindurit në dekadën e tretë yjet parashohin një vit të lumtur bashkëshortor.
Shëndeti: Sipas parashikimit të yjeve, këtë vit do të ballafaqoheni me probleme të ndryshme shëndetësore, andaj mos hezitoni të bëni kontrolle të rregullta shëndetësore.
 
Demi

Demi

Karriera:Sipas parashikimit të yjeve për vitin 2010, për të lindurit në shenjën e Demit, do të jetë një vit mesatar – andaj suksesi në punën profesionale herë pas here do të ketë ngecje. Mirëpo, kjo nuk është arsye që ju të dorëzoheni, pasi që yjet ju ndihmojnë që të bëni investime kapitale, dhe ta rimëkëmbni biznesin tuaj. Pra, planifikojeni mirë këtë vit, dhe kërkoni më shumë sesa ju ofrojnë, dhe padyshim se do të dilni fitimtarë pasi që e keni përkrahjen e Jupiterit. Nuk do të ishte keq edhe nëse luani edhe në lojëra të fatit. Por, personat e lindur në dekadën e tretë, duhet të jenë shumë syçelur dhe të kujdesshëm në çdo vendim që ndërmarrin, pasi që mund të jenë të mashtruar edhe pse e kanë përkrahjen e Jupiterit.
Partneri: Për të lindurit në dekadën e parë dhe të dytë të kësaj shenje, ky vit do t’ju sjellë shumë stabilitet në jetën bashkëshortore, dhe do të fitoni besim të ndërsjellë me partnerin. Mirëpo të lindurit në dekadën e tretë, duhet të jenë më të kujdesshëm karshi partnerit, sepse ende janë në fazën e iluzioneve - por nga mesi i vitit e tutje do t’ju buzëqeshë fati.
Shëndeti: Për të lindurit në shenjën e Demit, yjet ju ndihmojnë që të keni një vit me shëndet stabil, me plot vitalitet dhe elan.
     
Binjakët

Binjakët

Karriera:Personat e lindur në dekadën e parë, gjatë vitit 2010 do të kenë shumë përparësi në sferën e biznesit. Angazhimi i tyre në maksimum, fatmirësisht do të sjellë edhe të ardhura të majme, sidomos në pjesën e parë të vitit. Marsi dhe Saturni do të kenë ndikim të përhershëm, dhe kështu do t’ju mundësojnë që në rrugë të pastër (ligjore) të arrini ngritje në karrierë. Pra, është koha që këta persona mund të vënë gurthemelin e karrierës së tyre. Sa i përket personave të lindur në dekadën e dytë dhe të tretë të kësaj shenje, duhet të jenë më të vëmendshëm, për shkak të një shpërputheje mes pozicioneve të Jupiterit dhe të Diellit. Dhe, nëse kjo ndikon në planet që i keni ideuar, kjo duhet t’ju nxisë të ruani pozicionin e tashëm që keni.
Partneri: Personat e lindur në dekadën e parë të kësaj shenje i pret një vit shumë i lumtur, madje edhe i pabesueshëm në aspektin pozitiv të fjalës. Kjo nuk mund të thuhet se do t’u ngjajë personave të lindur në dekadën e dytë dhe të tretë, në fakt jo një periudhë kaq e ndritur, mirëpo, edhe ata do të shijojnë momente lumturie në lidhjen e tyre.
Shëndeti: Deri në muajin mars personat e lindur në dekadën e parë duhet të kenë kujdes, sepse ndikimi i Jupiterin mund t’i nxisë të hanë më shumë ushqim sesa është nevoja dhe kjo mund të ketë pasoja për shëndetin e tyre. Edhe pse me më pak efekt, kjo këshillë vlen edhe për personat e lindur në dekadën e dytë dhe të tretë të kësaj shenje.
 
Gaforrja

Gaforrja

Karriera:Personave të lindur në dekadën e parë të kësaj shenje, do t’ju ngecin punët, pasi që Saturni bën një linjë të vështirë më Diellin e lindjes, dhe kjo sjellë, për fat të keq, gjerë tek ngecjet në aspektin profesional. Nga muaji prill deri në vjeshtë do të mund t’ju përcjellin këto bllokada. Mirëpo, kjo nuk ka të bëjë me personat e lindur në dekadën e dytë dhe të tretë të kësaj shenje, pasi që ata kenë mbështetjen e yjeve që asgjë mos t’ju ndalojë që të shkojnë drejt suksesit. Ndërsa në aspektin financiar do t’ju presin befasi të shumta.
Partneri: Nga parashikimi i yjeve, shihet se do të jeni më të lumtur sesa që po pritni nga ky vit. Do të jeni shumë romantikë, andaj shfrytëzojini momentet e veçanta dhe përjetoni kënaqësinë e vërtetë ne krahët e partnerit. Herë pas here ju duhet të luftoni për fatin tuaj, gjë për të cilën e dini se do të dilni fitimtarë.
Shëndeti: Personat e lindur në dekadën e parë të kësaj shenje, duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi gjendjes shëndetësore, dhe mos ta lënë anash veten e tyre por të ndërmarrin hapat e nevojshëm. Mirëpo ata të lindur në dekadën e dytë dhe të tretë do të kenë një gjendje shumë të mirë shëndetësore.
     
Luani

Luani

Karriera:Duhet të jeni shumë të kujdesshëm gjatë periudhës së parë të vitit, pasi që konjuksioni i marsit ju sjell vështirësi dhe ju bënë të padurueshëm, dhe natyrisht mund të bëni gabime fatale. Mirëpo nga muaji gusht, keni Saturnin në anën tuaj, që do t’ju ndihmojë të bëni përmirësime dhe të orientoheni drejt suksesit. Megjithatë, këto ndryshime nuk mund të ndodhin brenda natës, por duhet të jeni konsekuent dhe të durueshëm, se ato që do t’i arrini do te jenë afatgjate.
Partneri: Një vit me shumë harmoni dhe lumturi në lidhjen tuaj, mirëpo që ta mbani gjallë jetën bashkëshortore ju duhet më shumë angazhim, dhe dhurata më e bukur për partnerin tuaj do të jenë koha që do ta ndani së bashku me të.
Shëndeti: Falë pozitës së mirë te yjeve, personat e lindur në shenjën e Luanit, nuk duhet të brengosen për shëndetin e tyre, përveç që, here pas here, kanë nevojë të pushojnë.
 
Virgjëresha

Virgjëresha

Karriera:Aspekti financiar gjatë vitit 2010 nuk do të shënojë ndonjë ngritje fascionuese, e as rënie të ndjeshme. Në stinën e pranverës, për shkak të pozitës së Jupiterit, mund të ndesheni me vështirësi në realizimin e projekteve tuaja – por nëse i përmbaheni planit që keni dhe nuk lejoni përzierjen e njerëzve tjerë në projektet tuaja, atëherë suksesi nuk do të mungojë. Pra, suksesin në aspektin profesional mund ta arrini vetëm më përkushtim të shtuar dhe me durim. Kujdes të shtuar duhet të keni në aspektin financiar, sepse mund të jepni më shumë se që mund të përballojë xhepi juaj. Yjet ju këshillojnë po ashtu të jeni më vigjilentë, sepse dikush nga jashtë do të përpiqet t’ju mashtrojë në biznes.
Partneri: Shumë shpesh ju sillet në mendje se nuk keni fat në dashuri, por nga pjesa e dytë e vitit 2010, do të jeni nën ndikimin e planetit të dashurisë - Venerës, gjë që do të krijojë stabilitet me partnerin.
Shëndeti: Yjet ju propozojnë që të jeni shumë të kujdesshëm me shëndetin tuaj, gjatë këtij viti, pasi tentoni të jeni shumë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Do të ishte mirë të merreni me sporte të ndryshme, posaçërisht me fitnes, dhe rëndësi të veçantë duhet t’i kushtoni ushqimit të cilin e konsumoni.
     
Peshorja

Peshorja

Karriera:Gjatë vitit 2010, për ju peshore do të ketë një stagnim në zhvillimin profesional dhe financiar, pra do të ballafaqoheni më shumë probleme të paparashikuara. Andaj, duhet të tregoni anën tuaj të fortë dhe të jeni sa më fleksibil dhe të durueshëm, në mënyrë që ta tejkaloni këtë vit të vështirë. Megjithatë, duhet të punoni shumë po qe se mendoni të mos përmbyseni – asgjë nuk do t’ju dhurohet, çdo gjë duhet të fitohet me mund të madh këtë vit.
Partneri: Gjatë vitit 2010, duhet që më shumë kohë t’i kushtoni partnerit, pasi që yjet janë duke i përkrahur më shumë shenjat tjera këtë vit. Andaj, ngjalleni jetën tuaj bashkëshortore, dhe mos lejoni t’ju mësojë askush se si duhet jetuar në bashkëshortësi.
Shëndeti: Një vit me probleme të shumta shëndetësore, andaj kushtoni më shumë rëndësi gjendjes suaj gjatë kësaj periudhe, dhe për çdo ndryshim të vogël që e ndjeni në trupin tuaj, drejtohuni tek mjeku.
 
Akrepi

Akrepi

Karriera:Nga pranvera, fillon t’ju prijë e mbara dhe punët do t’ju shkojnë sipas planit tuaj si në profesion ashtu dhe në aspektin financiar. Falë pranisë së Jupiterit, i cili formon trigon me Diellin e lindjes. Pra mos u bëni skeptik kur paraqiten mundësi të reja punë, por pranojini si një zhvillim i juaj i mëtutjeshëm, ku do të hapen horizonte të reja për ju. Keni mundësi të mira, që të vazhdoni shkollimin me ndihmën e punëdhënësit. Merrini përgjegjësitë mbi vete dhe do të filloni një karrierë të suksesshme, pasi që edhe në aspektin financiar, yjet ju sugjerojnë të investoni se do të keni përfitime të mëdha.
Partneri: Ju pret një vit shumë i rëndësishëm sa i përket dashurisë – më në fund mund të kurorëzohet lidhja e juaj dhe të krijoni familje. Pra, është një vit që ka shumë kohë që e ëndërroni. Varet nga ju si do ta shfrytëzoni.
Shëndeti: Falë energjisë pozitive që keni nga ana e yjeve, do t’ju përcjellë një vit me shëndet të mirë dhe pa ndonjë komplikim.
     
Shigjetari

Shigjetari

Karriera:Në qoftë se i përvisheni punës, atëherë padyshim që edhe suksesi nuk do të mungojë – një zhvillim i hovshëm ju pret në aspektin profesional, i cili është i lidhur ngushtë edhe me të ardhurat financiare. Me rëndësi për ju është që, punën ta filloni me metoda të reja, dhe të keni një linjë të qartë të gjërave që duhet t’i përfundoni dhe vetëm kështu mund ta arrini qëllimin që ia keni parashtruar vetes. E tërë kjo ju përket personave të lindur në dekadën e parë dhe të dytë të kësaj shenje, ndërsa personat e lindur në dekadën e tretë, do të ballafaqohen me vështirësi të ndryshme dhe jo çdoherë do t’ju shkojnë punët sipas parashikimeve. Por me rëndësi është që mos të nguteni por obligimet t’i përfundoni në qetësi.
Partneri: Në fillim të vitit mund të ballafaqoheni me mosmarrëveshje të vogla, mirëpo duhet të ndjeheni fatlum, se ju pret një vit i lumtur dhe me befasi të shumta. Do të kaloni çaste edhe më të mira, nëse përballeni me realitetin dhe nuk ju shmangeni obligimeve.
Shëndeti: Falë pozitës së mirë të yjeve, ju pret një vit me shëndet shumë të mirë dhe pa komplikime, megjithatë, duhet t’i kushtoni kujdes ushqimit, se mund të vijë gjerë tek shtimi i pakontrolluar i peshës – andaj do të ishte e mirëseardhur të merreni me sport.
 
Bricjapi

Bricjapi

Karriera:Puna: Saturni dhe Plutoni ju japin mbështetje, andaj gjatë vitit 2010 nuk do të duhej të keni probleme në aspektin financiar. Megjithatë, menaxhimi jo i duhur mund t’ju shkatërrojë në aspektin profesional por edhe atë financiar. Duhet të jeni vetëkritikë dhe të mos lejoni hasmëri të panevojshme në sferën e biznesit. Mos hyni në biznese ku mendoni se nuk mund t’ia dilni mbanë – pra, duhet ta testoni vetveten para së të niseni në aventura të biznesit. Kujdes duhet të keni edhe nga premtimet e njerëzve – sepse mund të shndërroheni në pre të mashtrimeve. Kjo nuk vlen për personat e lindur në dekadën e dytë dhe të tretë të kësaj shenje, të cilët mund të përparojnë në karrierë, pas pasur të gjitha këto pengesa.
Partneri: Vetëm të lindurit në dekadën e parë, mund të ankohen se fati nuk po ju buzëqeshë, mirëpo për të lindurit në dekadën e dytë dhe të tretë, mund të thuhet se është viti i tyre i lumturisë, gjë që deri më tash mund t’u ketë tingëlluar si fjalë e huaj.
Shëndeti: Të lindurve në dekadën e parë, ju nevojitet më shumë pushim dhe kujdes më i veçantë për shëndetin e tyre, përderisa të lindurit në dy dekadat tjera nuk kanë arsye për ankesa.
     
Ujori

Ujori

Karriera:Që të përfitoni dhe të keni një karrierë solide, ju nevojitet kurajë dhe trimëri. Personat e lindur në dekadën e parë, mund të kenë përfitime të mëdha, dhe lirisht mund të thuhet se është viti i karrierës me shumë shanse që të përparojnë. Personat e lindur në dekadën e dytë dhe të tretë, duhet të jenë të lumtur me atë që posedojnë – pra, atë që e kanë përfituar në të kaluarën duhet ta stabilizojnë dhe mos të kërkojnë më tepër gjerë në fund të nëntorit, kur edhe ju ofrohen shanse për një karrierë të re.
Partneri: Edhe pse gjatë viteve të fundit lidhja juaj ka qenë mjaft e tensionuar, dhe vështirë të besoni që harmonia ju takon edhe juve, atëherë përgatituni për një stabilitet dhe për një lidhje me shumë dashuri. Personat e lindur në dekadën e dytë do të jenë më të durueshëm dhe tolerantë, pasi që nuk janë larg stabilitetit të jetës bashkëshortore.
Shëndeti: Që t’ju largoheni ankesave, atëherë bëhuni mjek i vetvetes – lëvizni sa më shumë, merruni me fitnes, si dhe konsumoni ushqim të shëndoshë, dhe padyshim që vitaliteti nuk do t’ju mundojë.
 
Peshqit

Peshqit

Karriera:Falë pozitës së mirë të Jupiterit, gjatë tremujorit të parë të vitit, do ta ndjeni lumturinë në ambientin kolegial, si dhe do të ndodhin befasi në aspektin financiar. Shumë oferta pune do t’ju ofrohen gjatë vitit 2010, mirëpo duhet t’i analizoni mirë, dhe ato që ju përshtaten mos i refuzoni, se janë shanse të mira të zhvillimit tuaj intelektual. Të lindurit në dekadën e fundit të kësaj shenje, duhet të jenë më të kujdesshëm në marrjen e vendimeve, dhe mos të tentojnë të përfitojnë nga situata, sepse në fund do të dështojnë.
Partneri: Personat e lindur në dekadën e parë dhe të dytë, janë më të lumturit ndër dymbëdhjet shenjat tjera, mirëpo ata të lindurit në dekadën e tretë të kësaj shenje, ju duhet ende kohë dhe të përdorin mënyra të reja stabiliteti.
Shëndeti: Edhe në aspektin shëndetësor, do të jetë një vit shumë me fat për të lindurit në shenjën e peshqve, përjashtim do të kenë të lindurit në dekadën e tretë, të cilët do t’i përcjellë një melankoli gjatë tërë vitit.
____________________________________________________________________________________

Si ta çoni mashkullin para altarit

Zonja të nderuara, pse duhet që gjithnjë ju të jeni të zgjedhurat? Gruaja e kohëve moderne duhet të jetë e guximshme dhe e vendosur që vetë ta zgjedhë mashkullin e jetës së saj. Si do ta inkurajoni mashkullin tuaj në mënyrë që ta dërgoni para altarit? Astrologjia jua zbulon të fshehtën… kuptohet kjo varet nga shenja në të cilën është i lindur AI…

D A S H I

Martesa është në kundërshtim me dëshirën e dashit për pavarësi, sepse filozofia e tij shpesh e thekson vetëm një fjalë: liri. E eksciton aventura. Ai dëshiron dhe… humbet. Ai e do femrën dhe është i palodhshëm në kërkimin e lumturisë, ndërsa kjo nënkupton vende të reja dhe femra të reja. Di të jetë mjaft egoist. Ai është Don Zhuan dhe këtë do ta pranojë vetë. Mund të jetë edhe ujk vetmitar… Mashkulli në këtë shenjë gjithnjë e thekson se si me të nuk është lehtë të jetohet. Për shkak të Marsit ka një nxitje të fortë seksuale dhe nuk është i sigurt se do të jetë i kënaqur me vetëm një grua. Ka nevojë për grua, e cila do ta adhurojë, por edhe që do të guxojë ta kundërshtojë dhe që do t’i ndihmojë të zhvillohet emocionalisht dhe shpirtërisht. Nëse e dëshironi pikërisht këtë mashkull, bindeni se jeni e mrekullueshme, e mençur, interesante, gjithnjë e ndryshme… Atëherë braktiseni dhe lëreni një kohë në distancë…Lëreni që të gjakojë për ju dhe atëherë faljani veten.

D E M I

Demi martohet para shenjave të tjera të Zodiakut. Nuk e bën pyetjen nëse do të martohet, por vetëm me kë do të martohet. Nuk është agresiv me gratë dhe kur konsideron se një grua është ideale, ai lidhet në mënyrë absolute për të. Megjithatë, martesën mund ta shtyjë për disa vite, gjatë të cilave do ta fryjë xhirollogarinë e tij bankare. Gjatë kësaj kohe ndjenjat nuk do të dobësohen, sepse pikëpamja për “pronësinë” mbi gruan /është shumë posesiv/, e cila varet prej tij, i krijon ndenja specifike. Ka nevojë për një grua që do ta zbaviste dhe që do të dinte ta priste. Është emocional dhe ka dëshirë të jetë i dashuruar, i përkëdhelur dhe i përkujdesur. Bëhuni e bukur, tërheqëse, maksimalisht e rregulluar, sepse ai është estet i përkryer dhe shumë i ndjeshëm, në të kundërtën, sytë dhe ndjenjat e tij do të kërkojnë një pamje më të këndshme. Dhe më e rëndësishmja është: lexoni të gjithë kuzhinierët e botës, mësoni receta të zakonshme dhe të pazakonshme dhe kuptohet zbatojini në praktikë…, sepse ai është gurman i madh… Të jeni të sigurta se nuk do të mund t’ju rezistojë dhe çka është më me rëndësi nuk do t’ju braktisë kurrë!

B I N J A K Ë T

Rëndom mashkulli binjak e konsideron martesën si një kufizim të madh dhe monotoni, sepse nuk dëshiron që të përfundojë i mbyllur në kafaz. Dëshiron të ketë miqësi me femrat, por aventurat e tij i konsideron si opsionin dhe shansin më të mirë që ta tregojë personalitetin e tij. Është i prirë të flirtojë dhe mund të jetë dashnor i mrekullueshëm. Dyshon në nevojën që të martohet dhe shpeshherë nuk ia del që të përcaktohet ndërmjet dy ose tri femrave. Duhet të jeni e zhdërvjelltë nëse dëshironi që ta tërhiqni binjakun. Mos i tregoni para kohe se e jeni magjepsur nga ai. Më shumë i pëlqejnë misteret dhe gjërat që kanë fshehtësi të mëdha e kuptime të pazbërthyeshme. Mbajeni mend, binjaku përjetësisht është kureshtar. Mos i anashkaloni ngjarjet e ditës, sikundër janë vizitat në muze ose ekspozitat në bibliotekë. Ai është fëmijë i Merkurit, planetit të intelektit. Më së miri e ka të mos e kuptojë se në çfarë është. Pasiguria e pushton të tërin. Caktojani takimin në ndonjë vend jo të rëndomtë, ose në ndonjë vend të ri dhe mos i thoni se ku po e çoni. Fjala çelës për sukses është imagjinata. Nëse vërtet e doni atë për burrë, bindeni se jeni aq sa duhet imagjinatave, se mund t’i luani disa role të ndryshme, madje nëse është nevoja edhe brenda një dite.

G A F O R R J A

Mashkulli me shenjën e gaforres ëndërron për martesën dhe gruan e jetës së tij qysh si djalosh, sepse detyra e tij karmike është që ta mësojë leksionin se si t´i transformojë dhe t`i lartësojë emocionet në kuadër të familjes. Thellë në vete ai gjakon ta gjejë gruan e cila i kupton nevojat e tij emocionale, gruan që është e butë, epshore dhe e ndjeshme. Është shumë i lëndueshëm dhe tmerrohet nga mendimi se mund të jetë i braktisur… Për të dashuria pa romantikë është e zbrazët, atij i duhen ngushëllimi dhe siguria emocionale. Kur janë në elementin e tyre janë shumë të kënaqur, të disponuar poetikisht, shpirtëror deri në ekstrem dhe të kujdesshëm deri në fund. Kurrë mos i përmendni lidhjet paraprake të dashurisë, sepse kjo në ta do të ketë efektet e një dushi të ftohtë… Nuk duan të dinë se ka ekzistuar dikush i rëndësishëm në jetën tuaj para se të hynte ai në skenë… Në mënyrë që gaforren tuaj ta çoni para altarit /atij nuk i pengon iniciativa e gruas/ plotësojani të gjitha dhe bëni të tërat që të ndihet i përkëdhelur dhe i përkujdesur. Jini të ngrohta dhe fine, silluni me kujdes, në mënyrë amënore, dëgjojini me vëmendje problemet e tij /kujdes ndonjëherë në këtë drejtim di ta teprojnë!/. Në rast se dashurohet në ju, atij nuk i duhet shumë që të ta thotë “po”-në vendimtare.

L U A N I

Si të dërgohet një mbret para altarit? Mos ia thoni këtë haptas… sepse është AI që pushton! Ai është njëmend mashkull i vërtetë… 1OO%! Krenohuni me të. Luani ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes. Duhet t’i bëni lajka, madje shumë… Dorën në zemër, ai këtë e meriton. Luani sundohet nga Dielli, ai veçohet me ngrohtësinë dhe energjinë pozitive edhe atëherë kur hidhërohet. Ky njeri i guximshëm dhe i fortë është përplot entuziazëm, i tillë që krenarinë dhe vetëbesimin e tij i shpreh me fare pak përpjekje. Ecën me një dinjitet mbretëror, me graciozitet, vetëbesim, shkujdesje, paksa me mendjemadhësi, sikurse tigri nëpër xhungël... Dhe nuk është çudi pse të gjitha femrat përfundojnë në të… Dojeni! Ai nuk do asgjë në shumë në këtë botë sesa të jetë i dashuruar…Para se t’ia ofroni zemrën tuaj për gjithnjë, lavdërojini aftësitë e tij për një sjellje të përgjegjshme dhe bindeni se si në sytë tuaj është një burrë i përkryer… Nëse ia dilni ta bindni se një mashkull të tillë si ai kurrë s’e keni takuar, përgjithmonë do të jetë pranë jush.


V I R G J Ë R E S H A

Mashkulli i shenjës së virgjëreshës është i lumtur edhe pa jetën martesore. Ai është vetmitar që nga fëmijëria dhe është i orientuar në rregull dhe disiplinë. Ndoshta dobia qëndron në faktin se meshkuj të vetmuar ka pikërisht më së shumti në shenjën e virgjëreshës. Nëse e doni mu këtë mashkull, ja si mund t’ju ndihmojmë: duhet të jeni shumë inteligjente, e arsimuar, e kulturuar, veç kësaj edhe e suksesshme në biznes, njëkohësisht emocionale dhe e përmbajtur, atakuese dhe diskrete, e vendosur por edhe e gatshme për kompromis dhe mbi të gjitha e gatshme që t’i përballoni të gjitha tentimet e tij që t’ju largojë nga vetja. Tingëllon çuditshëm, por ai mund të jetë shumë i pakëndshëm pikërisht kur është shumë i interesuar… Nëse e gjen një femër të tillë, veçmas nëse akordohet me të në nivelin intelektual, qëndrimet e tij ndryshojnë dhe fillon të mendojë për martesën. Për ta sjellë para altari ju duhet ta bëni hapin e parë, sepse, në të vërtetë, turpërohet shumë… Thojini se i besoni dhe se do të sakrifikonit gjithçka që ai të jetë juaji…

P E S H O R J A
Mashkulli me shenjën e peshores me kënaqësi do të hynte në lojën e joshjes dhe flirtit, sepse kjo është natyra e tij e vërtetë… Shumë mirë gjendet në të, i njeh të gjitha rregullat dhe finesat. Me gëzim dhe me kënaqësi ju dorëzohet, bën lojë të ndershme dhe të njëjtën e gjë e kërkon edhe nga ju. Në mënyrë që të jeni partner i denjë i tij duhet të jeni joshëse, e kulturuar, e rafinuar, subtile. Është estet i madh dhe nuk i duron vulgaritetin dhe vrazhdësinë. Gruaja të cilën ai e do duhet të jetë DAMË. Ai vërtet ka manire zotërinjsh dhe është xhentëlmen i madh. E ha me romantikë dhe me fjalë të ëmbla… Sa i përket martesës, në kuadër të kësaj shenje ekzistojnë dy lloje meshkujsh. I pari martohet herët dhe përshtatet mirë në skemën e jetës martesore. Tipi i dytë shpreh frikë nga martesa… Ai di të jetë aq i trishtuar /peshoret janë tepër të lëndueshme dhe të ndjeshme/ në rast se ndodh mosmarrëveshja dhe më parë zgjedh të presë, duke thënë se po e pret të vërtetën … Që ju të jeni ajo "e vërteta" bëhuni në mënyrë të magjishme tërheqëse, gjithnjë maksimalisht e zbukuruar, e butë, por paksa e paarritshme… Megjithatë, bëjani disi me dije se pa të do të ishit shumë e palumtur…

A K R E P I

Ja edhe një mjeshtër i strategjisë së dashurisë, veçse ky është shumë më i rrezikshëm dhe shumë i fortë. Karizmi i një akrepi është tejet i madh dhe vështirë është t’i kundërvihesh, madje edhe kur sillet në mënyrë të vrazhdë, çnjerëzore dhe arrogante, gjë që ngjet shpesh. Nga ana tjetër akrepi nuk është gjah i lehtë, të paktën jo sa i përket zemrës së tij. Bëhuni e fortë, misterioze, e paarritshme, e thellë dhe thjesht - e ndryshme. Qëndrimi i tij ndaj femrave nuk orientohet nga martesa, por nga mbetja në të. Akrepi e di se jeta e përbashkët është e vështirë dhe nuk e ka ndërmend që ta ndryshojë mënyrën e tij të jetës për shkak të dikujt tjetër … Megjithatë, martesën e ka të domosdoshme për shkak të ndjenjave të forta, ngase ka nevojë për siguri emocionale. Ka shumë lidhje dashurie dhe aventura para martesës, në rend të parë për shkak të prirjes së theksuar seksuale, por bëhet vërtet i lumtur kur e gjen një grua shpirtërisht të fortë e intuitive, e cila është në gjendje që të depërtojë në shpirtin e tij, sepse nën fasadën e tij të vrazhdë fshihet një zemër tepër e butë …, e lehtë, e lëndueshme. Nëse e doni me adhurim pikërisht atë, bëhuni e papërballueshme në aspektin erotik, largojeni padurimin e tij dhe pastaj ai do ta ngrejë flamurin e bardhë!

S H I G J E T A R I

Ai është i guximshëm, i hapur, i drejtpërdrejtë, spirituoz, joshës, Don Zhuan…Vardiset me aq shumë shpirt, me aq përulje sa nuk e dini nëse është serioz, apo po tallet. Këtë nuk do ta kuptoni edhe kur të jeni në lidhje me të… Ai do t’ju mbulojë me margaritarë të vërtetë, por edhe me margaritarin vezullues të sinqeritetit dhe ndershmërisë. Ai do të jetë hulumtues i botëve dhe i ideve të reja dhe do të luajë gjithë atë që ju e dëshironi, por… gjithnjë do të ndahet ndërmjet jush dhe lirisë personale… Atë është vështirë ta kesh në lidhje, qoftë edhe kur është marrëzisht i dashuruar… Më së lehti do ta pushtoni dhe do ta mbani për vete në rast se lini përshtypjen se mund të jetoni edhe pa të… Veç kësaj, mos harroni që të informoheni për temat e sportit e politikës dhe ta vërtetoni nëse e keni pasaportën në rregull. Për çdo rast… ai gjithnjë është i gatshëm për të udhëtuar. Ka nevojë për një grua inteligjente, e cila do t’i ndante me të interesimet për filozofi dhe shkencë. Shigjetari gjithnjë me xhelozi do ta ruajë lirinë e tij, por edhe jeta familjare për të përbën një nxitje të madhe. Është në gjendje që mbi vete të marrë barrën e madhe të obligimeve, madje edhe rreth fëmijës dhe në këtë di të gjejë kënaqësinë. Provokojeni…

B R I C J A P I

Nëse jeni plotësisht të sigurt se bricjapi është ai që doni po jua japim disa këshilla. E para është – mos u mashtroni nga e ashtuquajtura ftohtësi dhe nga toni shpërfillës me të cilin ndonjëherë ju drejtohet. E dyta – shmangni temat pa lidhje, barsoletat dhe çdolloj sipërfaqësie. E treta – jini të gatshëm që çdo mendim ta arsyetoni me argumente të forta. Jini e kujdesshme, diskrete dhe me manire të mira … Ai nuk e fal zemrën e tij përderisa nuk bindet se dikush vlen dhe derisa nuk është i sigurt se ajo është "e vërteta". Ka nevojë për një grua që do t’i sjellë freski dhe e cila matanë mureve të larta të seriozitetit do ta shoh djaloshin dhe zemrën e tij të artë …
Jini e dashur, e butë dhe e përkushtuar dhe ai do t’ju dojë për gjithë jetën. Nëse një herë ju pranon dhe ju dashuron, do të jetë së tepërmi i përkushtuar ndaj jush dhe çdo vit vijues me të do të jetë më i bukur e më i bukur. Te bricjapët, me kalimin e kohës, dashuria bëhet më e fortë, natyrisht nëse është fjala për atë "të vërtetën"… Nëse vërtet e dëshironi për vete, atëherë thjesht ju duhet të jini "e vërteta"!

U J O R I

Kini kujdes, me ujorin mashtrohen edhe ata që kanë shumë përvojë… Transparenca e tyre dhe mungesa e distancës së rëndomtë shpesh interpretohet gabimisht sikur sinjali që shënon kalimin e lirë. Duhet t’ua tërheqim vëmendjen të gjithë atyre që “kanë rënë në rrjetën” e ujorit… Ai është mashkull i cili kontrollohet jashtëzakonisht mirë dhe nuk lidhet gjithaq lehtë. Nëse jeni diçka e veçantë, të themi ultramoderne ose me një koeficient të inteligjencës mbi mesatare – kushedi, ndoshta edhe mund të na demantoni…
Në qoftë se ndonjë femër e tërheq, ajo do ta vërejë se gjithë vëmendjen e tij do ta orientojë drejt saj. Ai është idealist, koncepti intelektual dhe humanist i të cilit e kërkon për vete gjysmën tjetër që do të jetë e njëjtë me të. Në qoftë se ju je pikërisht ajo vajzë, mos e lejoni që menjëherë t’ju njohë. Zbulohuni ngadalë dhe hiqni ngadalë "mbështjellësit"… Do ta argëtojë fakti se, nëpërmjet inteligjencës gjeniale, do të depërtojë në natyrën tuaj. Jini gjithnjë e re dhe disi e ndryshme, por, megjithatë, mjaft energjike dhe e fortë që t’i kundërviheni kur kjo është e nevojshme.

P E S H Q I T

Nëse jeni dashuruar në të, pothuajse nuk keni nevojë për strategji të veçantë që t’ia kumtoni dashurinë. Domethënë, mashkulli i juaj i shenjës së peshqve këtë e ka kuptuar ndoshta edhe para jush… Peshqit janë shenja më intuitive e Zodiakut dhe e kanë talentin që t’i zbërthejnë emocionet dhe mendimet e të tjerëve. Edhe diçka: në fillim të lidhje peshqit nuk e dinë çka duan, ose të paktën ashtu duken, ashtu që pa ngurrim do të tentojnë t’ju ikin pikërisht në momentin kur kujtoni se i keni në dorë. Jini të durueshëm dhe të vendosur, ndërsa më e rëndësishmja është të dini të lexoni ndërmjet rreshtave! Me ta asgjë nuk është ashtu sikurse duket… Karizmatik, i pakapshëm, shpesh i pakuptueshëm, zihet në kujdes dhe dashuri… Jini ekstra sensitive dhe mbi të gjitha jini e gatshme që t’i ofroni pa kushte ndikim qetësues të dashurisë. Nuk është nga ata që me qejf martohen. Për të dashuria janë yjet dhe qielli i paanë … dhe ju nga kjo duhet të bëni një kulm mbi kokën e tij. Në fillim të lidhjes është i pakapshëm, por nëse ndodh që të dashurohet në ju fatalisht, besoni se do ta keni të vështirë që ta hiqni qafe…
___________________________________________________________________________________

Planetët

Të gjithë planetët zënë në Zodiak pozicione të caktuara, të rregulluara nga shpejtësitë e ndryshme të orbitave të tyre. Ata ndikojnë drejtpërdrejt në jetën tonë, në harmoninë familjare dhe në të gjitha veprimet që bëjmë. Një planet që qëndron i palëvizshëm është Dielli. Të tjerët: Hëna, Merkuri, Venera, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni e Plutoni, krijojnë pozicione dhe lidhje me kalimin e kohës. Çdo planet ushtron influencën e tij mbi një grup fenomenesh, përveçse mbi një sektor të përcaktuar të sjelljes së njeriut. Sipas pozicionit në të cilin ndodhet planeti, kjo influencë do të marrë karakteristika të ndryshme, të nevojshme për ta inkuadruar personalitetin e një individi, duke i dhënë arsyet e sjelljes së tij dhe duke na ofruar të dhëna mbi të ardhmen e tij. Karakteri, por edhe momentet e ndryshme të evolucionit të një jete, janë të dhëna të marra nga ndërlidhja e shenjave dhe e planetëve.

Dielli

Dielli personalizon esencën e njeriut, personalitetin e tij. Ai po ashtu përfaqëson unin aktiv dhe treguesin bazilar të sjelljes së një individi. Dielli është baza e karakterit dhe e vullnetit, i cili shpreh potencialin e energjisë që kemi, krijimtarinë, marrjen e një pozicioni në jetë dhe që përgjithësisht ofron përmasat e një individi. Virtytet diellore janë: ndershmëria, kuraja, përbuzja e rrezikut, zemërmadhësia, por të cilat shumë lehtë mund të kalojnë në: mashtrim, krenari, mendjemadhësi dhe autoritarizëm. Në tema natale, Dielli përfaqëson një figurë mashkullore, edhe pse vlera e tij simbolike është e influencuar nga pozicioni i planetëve të tjerë. Ne trupin njerëzor, Dielli është i identifikuar në krahun e djathtë të trupit, ose në zemër. Shenjë shtëpiake e tij është luani.

Hëna
Hëna ka një imazh femëror dhe amësor, përfaqëson unin marrës, kontaktet emotive me botën rrethuese. Hëna korrespondon me fëmijërinë dhe ka lidhje të forta me prehrin amësor dhe nga ana e karakterit përcakton mentalitetin fëmijëror, mungesën e eksperiencës, pakujdesinë. Nga një anë është element i pasigurisë e konservatorizmit, nga ana tjetër e surprizës dhe e papërcaktimit të reagimit, por edhe e imagjinatës dhe e përshtatshmërisë me ambientin. Në sferën natale Hëna përfaqëson gruan. Ajo është komponent i domosdoshëm për inteligjencën, e cila, n.q.s. është në pozicion të keq, mund te krijojë nervozizëm, forma të tjera paqëndrueshmërie nervore. Në trupin njerëzor, Hëna identifikohet në zonën e gjinjve dhe pjesën e majtë të trupit. Bashkimi Diell-Hënë ka simbolizuar gjithmonë binomin mashkull–femër, domethënë realitet dhe ëndërr, dritë dhe errësirë. Shenja e saj shtëpiake është gaforrja.

Merkuri

Është planeti më afër Diellit. Në astrologji Merkuri përfaqëson kontaktin me botën e jashtme. Pra, ky planet simbolizon inteligjencën, perceptimin intelektual të lidhur me dinakërinë, zotësinë dhe llogaritjen. Po ashtu jep edhe një vizion në perspektivë të gjërave, që lejon sensin e humorit dhe një ndarje nga pasioni, që favorizon sensin kritik, kundërshtimin dhe kapacitetin e përshtatshmërisë. Duke rregulluar dëgjimin dhe zërin, Merkuri kontrollon shkëmbimin e ideve si dhe instrumentet teknike, të cilat favorizojnë komunikacionin (shtypin, telefonin….), ushtron influencë në fushën e tregtisë, të shkencës dhe të letërsisë. Merkuri korrespondon me adoleshencën, me padurimin e tij dhe me gatishmërinë e reflekseve mendore. Në sferën natale, Merkuri përfaqëson vëllezërit, fëmijët dhe burrin e ri. Ne aspektin fizik, ai përfaqëson nervat, mushkëritë, daullen e veshit dhe vetë veshët. Shenjat e tij shtëpiake janë, binjakët dhe virgjëresha.

Venera
Venera gjithmonë ka simbolizuar dashurinë, kontaktin e ndjenjave me botën e jashtme, domethënë fillimin e përshtatshmërisë sociale të individit: nga njëra anë kapacitetin për të dashuruar, nxehtësinë dhe intensitetin e ndjenjave dhe të ndjeshmërisë, kurse nga ana tjetër sensin e paraqitjes, transformimet artistike, shijet e së bukurës e të lumturisë. Nga këtu zhvillohet tërheqja personale, mundësia e sukseseve në fushën e dashurisë, dëshira për qetësi, lumturi e harmoni rreth vetes. Edhe dëshira për të shkuar mirë me të tjerët është element i Venerës. Ne sferën natale ajo përfaqëson edhe ndihmën e fatit dhe mbrojtjen e shëndetit. Në trupin fizik rregullon metabolizmin dhe funksionet e veshkave dhe korrespondon me ovalet. Venera ka si qëndrim të saj kryesor peshoren, ndërsa qëndrimin bazë në shenjën e demit.

Marsi

Marsi konsiderohet si planet sundues i shenjës së dashit, ndërsa për disa astrologë edhe i akrepit. Marsi shoqërohet me fshehtësi, agresion, energji, ambicie dhe mospërmbajtje. Marsi është sundues i shtëpisë së parë dhe asaj të tetë. Para së të zbulohej planeti i Plutonit, Marsi është konsideruar si sundues i shenjës së akrepit. Një mori astrologësh modernë e konsiderojnë Plutonin si sundues të shenjës së akrepit, por shumica sish janë të mendimit se Marsi është bashkësundues i kësaj shenje. Astrologët tradicionalë ndërkaq i referohen Marsit si sunduesit të vetëm të kësaj shenje. Në astrologjinë kineze, Marsi sundohet nga elementi i zjarrit, që përfaqëson pasionin, energjinë dhe aventurat. Edhe në astrologjinë indiane ky planet përfaqëson energjinë, fshehtësinë dhe egon.

Jupiteri

Jupiteri është planeti më i madh i sistemit diellor. Influenca e tij ka një karakter përmbledhës. Në fakt, ai shpreh integrimin e lumtur në jetë, simbolizon gëzimin për të jetuar, përfshirjen në shoqëri dhe shpirtin e drejtësisë. Nga Jupiteri varen fjalët, përpunimi i gjuhës, euforia dhe kënaqësia materiale, si dhe dëshira për paqe e qëndrueshmëri. Tradita e lidh Jupiterin me pasurinë dhe fatin, besimin në vetvete dhe tërheqjen personale, e cila e hap rrugën drejt suksesit në botën e tregtisë e të parasë, por edhe të lumturisë personale. Nga Jupiteri, në të vërtetë, vijnë cilësitë, si: simpatia, lehtësia e bashkëbisedimit, cilësia e bindjes dhe dëshira për të bindur. Si burim i jetës dhe i drejtësisë, ky planet përfaqëson pikën e forcës në sferën natale, duke bërë ndërmjetësin midis individit dhe botës rrethuese. Në pozicion negativ mund të prezantohet si pak human dhe kokëfortë. Fizikisht Jupiteri korrespondon me gjuhën, gojën, e sytë dhe e rregullon qarkullimin e gjakut. Shenja shtëpiake primare e Jupiterit është shigjetari, kurse ajo bazë peshqit.

Saturni
Saturni për shumë kohë konsiderohej si mbajtës i mallkimeve. Ai njihet si ruajtje dhe përqendrim i të gjitha energjive në vetvete, domethënë përfaqëson integrimin racional në jetë, vlerësimin e çdo situate, duke organizuar më mirë mbrojtjen e individit. Saturni është personifikimi i një miqësie të pamundur, nuk arrin t’i mbajë raportet shoqërore, por ka një forcë të madhe shpirtërore dhe shumë vendosmëri, kurajë morale dhe inteligjencë. Negativisht, mosbesimi dhe pesimizmi e nxitin që të marrë masa, duke e shtyrë në një ambicie të llogaritur, në ftohtësi dhe në mungesë mëshire. Për shumë kohë Saturni ka qenë i njohur si bartës i fatit të keq. Në fakt edhe traditat e lidhin me tersllëkun. Materialisht Saturni përfaqëson pleqërinë, kohën e vetmisë dhe të heqjes dorë nga shumë gjëra. Në trup korrespondon me skeletin e njeriut, më dhëmbët dhe mëlçinë. Shenja shtëpiake primare e tij është bricjapi, ndërsa ajo bazë ujori.

Urani
Urani është planeti i fundit që mund të bëjë xhiro rreth Diellit brenda harkut të jetës së një njeriu. Ai e përshkon këtë rrugë për 84 vjet. Urani është forca primare që krijon, shkatërron dhe detyron. Prej tij varet mbijetesa në kushtet më të veçanta (si Saturni) dhe kështu influenca e tij është e papritur, e papërcaktuar, duke përfaqësuar një shtytje për të vepruar në rastet urgjente. Urani përfaqëson ngjarjet e papritura, ndryshimet e rrufeshme të drejtimit dhe largimin nga bindjet. Duke e parë kapacitetin e tij për të arritur një qëllim, me gatishmëri dhe me zotësi, Urani është planeti i teknikës, në të gjitha mundësitë e shprehisë, është i lidhur me zotësinë manuale dhe me aplikimet teknike e mekanike. Nga ana anatomike korrespondon me duart. Shenja e tij shtëpiake primare është ujori, ndërsa ajo e bazës bricjapi. Nga astrologët modernë Urani konsiderohet si sundues i shtëpisë së 11-të, bashkë me Saturnin.

Neptuni
Para se të zbulohej Neptuni (në vitin 1846), Jupiteri është konsideruar si sundimtar i shenjës së peshqve, ndërsa sot një mori astrologësh modernë e konsiderojnë Jupiterin si bashkësundimtar i kësaj shenje, por ka edhe të tjerë që vlerësojnë se Neptuni nuk sundon asnjë shenjë të veçantë. Në astrologjinë moderne Neptuni konsiderohet si planet që sundon shtëpinë e 12-të bashkë me Jupiterin. Neptuni simbolizon ujin e kripur të detit dhe të oqeaneve, ndërsa në trupin e njeriut përfaqëson jetën e jashtëqitjes, lëngun amniotik dhe rregullon imunitetin. Neptunit i nevojiten 165 vjet për ta përshkuar rrugën rreth diellit. Ky planet konsiderohet si frymëzuesi i njerëzve për të udhëtuar drejt vendeve të largëta, qoftë gjeografike, qoftë shpirtërore, pra përfaqëson të panjohurën, fantazinë etj. Mirëpo, ky planet ka ndikim edhe në mënyrën e të menduarit të njeriut dhe në disa veti negative që mund të shkojnë deri te skizofrenia.

Plutoni

Roli dhe simbolika e Plutonit kanë filluar të zbatohen vetëm në astrologjinë moderne. I zbuluar më 1930, ashtu sikurse planetët e tjerë të ngadaltë, Plutoni vepron në një nivel më të thellë. Ai rregullon forcat sekrete, të cilat bazohen në kënaqësinë dhe në pakënaqësinë e njeriut ndaj vetes. Ky planet konsiderohet si simbol i principeve mashkullore. Ai përfaqëson kapacitetin për ta vënë në praktikë forcën e krijimit që secili person e ka brenda vetes, pastaj cilësinë e ringritjes pas një krize, por edhe të vullnetit për të dominuar, ambicien për pushtet dhe influencën mbi masën. Plutonit i duhen 248 vjet për ta përshkuar rrugën rreth Diellit, ndërsa shenja e tij shtëpiake primare është akrepi. Plutoni nga astrologët modernë konsiderohet si bashkësundimtar i shtëpisë së tetë bashkë me Marsin.
____________________________________________________________________________________

Fuqia e gurit dhe Zodiaku

Shumë civilizime kanë konsideruar se guri është simbol i fuqisë hyjnore…

Në kohët parahistorike guri ka shërbyer si vegël dhe si armë. Mite të shumta na mësojnë se si disa krijesa hyjnore kanë lindur nga guri. Në Lindje, guri shënonte praninë e hyjnores dhe para tij njerëzit përkuleshin me përdorimin e vajit dhe të gjakut. Kështu, nga guri është bërë altari.

Guri i cili ka rënë nga qielli është i ndryshëm nga të tjerët dhe rëndom lidhet me hyjnoren, ngjyrën e zezë, hënën, feminitetin, ose përgjithësisht me amësinë. I tillë është rasti me gurin e zi, të cilin e kanë adhuruar në Pesinonci, në Frigi, si hyjneshën e madhe Cibelën. Një gur i ngjashëm i zi gjendet edhe në brendinë Qabesë në Mekë (të mos harrojmë se islami është religjion me simbolizëm shumë të theksuar lunar).

Në mitologjinë greke guri e paraqet zotin më të madh ndër të gjithë zotat, Hronosin ose Saturnin, i cili ka jetuar me frikën se ndonjëri nga të bijtë do ta dëbonte nga froni, sikundër kishte profetizuar babai i tij, Urani. Për këtë shkak ai fëmijët e tij, menjëherë pas lindje, i kishte ngrënë. Megjithatë, gruaja e tij Rea, me qëllim që ta shpëtonte Zeusin, e kishte mbështjellë një gur në pelena dhe ia kishte dhënë Hronosit për darkëzën e tij. Kishte mbetur historia legjendare: kur Zeusi ishte rritur ia kishte dalë që ta rrëzonte babanë nga froni.

Guri i çmueshëm ose gjysmë i çmueshëm e ka rolin e tij edhe në Zodiak. Do të fillojmë nga diamanti, margaritari i cili tradicionalisht lidhet për shenjën e dashit.

Diamanti është mbrojtësi i atyre që janë të lindur në shenjën e dashit. Diamanti është gur i çmueshëm vezullues me ngjyrë të bardhë ose të kaltër të çelë dhe tradicionalisht është konsideruar simbol i pastërtisë dhe virgjërisë. Sipas legjendës, e mbron atë që bart në anën e majtë të trupit. Gjithashtu besohet se diamanti e forcon besnikërinë e dy dashnorëve, ndaj këtu duhet kërkuar shkakun se pse haset aq shpesh ne unazën e fejesës. Romakët e vjetër kanë besuar se diamanti i sjell fat luftëtarit dhe prandaj e bartnin si një hajmali. Megjithatë, ky gur i çmueshëm shpesh ka sjellë edhe fatkeqësi, posaçërisht atyre që e kanë lakmuar së tepërmi.

Në qoftë se diamanti është dhuratë, ose shprehje e besnikërisë dhe dashurisë, kurrë nuk sjell fatkeqësi. Deshve diamanti u sjell fat, fuqi dhe i mbron nga e keqja.

Zgjedhja më e mirë për deshtë është që bashkërisht të bartin diamant dhe safir, sepse veprimi i dobishëm i të dy gurëve rritet. Përndryshe safiri është një margaritar me ngjyrë të kaltër të çelë, i cili sjell fat dhe dashuri. Thuhet se si njëherë kur nga thesari i njohur i Turqisë ishte vjedhur safiri, ai e kishte humbur shkëlqimin dhe ngjyrën! Safirët më të vlefshëm janë ata me ngjyrë qielli, por mund të ndeshen edhe me ngjyrë të purpurt, të verdhë, ngjyrë trëndafili ose të kaltër. Në kohët e moçme, besohej edhe se mbron nga magjistarët. Në mesjetë përdorej si hajmali për sëmundjet e syve.

Diamanti si mbrojtje shëndetësore

Fomula: C (një format e kristalizuara të elementit të karbonit)
Fortësia: 10
Vendndodhjet: Afrika Jugore, Arkanzasi, India, Brazili, Borneo, Australia
Ngjyra: Kryesisht i pangjyrë dhe i tejdukshëm, por mund të jetë edhe i kaltër i mbyllët, i kuq, i verdhë, i gjelbër dhe i zi me vezullim

Diamanti është mbrojtës i shpirtit, i ndihmon mendimit të qartë dhe të pavarur.

Ka veprim preventiv te sëmundjet e zemrës, të veshkave, madje edhe në stadet e avancuara të sëmundjes. Eliksiri i shkrin gurët në veshkë dhe në tëmëlth.

Ndihmon te sëmundjet e lukthit, zorrëve, pastaj te sëmundjet e eshtrave, te dhembja e kokës, problemet me boshtin kurrizor, leucemia dhe stimulon gjëndrat. Përdoret edhe për rehabilitimin, shëron dejtë e hollë të çarë në kokë dhe në organe të tjera. Sforcon vullnetin gjatë kurave të ndryshme dhe ndihmon në lënien e duhanit.

Përdoret si i papërpunuar dhe i përpunuar. Duke marrë parasysh se gjendet rrallë dhe se ka një çmim të lartë pak përdoret në kristaloterapi.

Këtij kristali nuk i nevojitet as zbrazja dhe as mbushja, sepse është energji e pastër.

Shenjës zodiakale të demit i përgjigjet margaritari i quajtur smaragd…

Smaragdi është simbol i mençurisë dhe i pavdekësisë. Në kohët e lashta i takonte atributi i “ndjekësit të stuhive” dhe i forcës që të ndihmojë lirimin e robërve. Ngjyra e tij e gjelbër është simbol i ujit, shiut të pjellor (smaragdët e kaltër i kushtoheshin Venerës). Thuhet se në pranverë, kur gjithçka gjelbërohet, ai e dyfishin aktivitetin.

Legjendat mesjetare thonë se smaragdi, në të vërtetë, vjen nga ferri, nga kurora e Luciferrit dhe se pikërisht për këtë është në gjendje që t’i mposhtë fuqitë demoniake.

Sot smaragdi u rekomandohet fëmijëve të vegjël, të cilët vuajnë nga gjumi i paqetë, që ta fusin nën gjuhë. Në simbolikën krishtere smaragdi përfaqëson “besimin dhe shpresën”.

Ky margaritar vezullues në të gjelbër gjithashtu është simbol i shpirtmirësisë konstante e të vërtetës dhe i fatit për të gjithë demat. Smaragdi i përpunuar dhe i lëmuar në mënyrë mjeshtërore e kishte fuqinë e të kthyerit të të parit, ndërsa thuhet se Neroni e përdorte gjatë luftërave të gladiatorëve me qëllim që të shihte më mirë.

Si gur i kohës moderne, smaragdi mund të shpohet në 57 dhe 58 fasete.

Smaragdi
Formula: Be3Al2Si6018, grupi i berilëve
Fortësia: 7,5- 8
Vendndodhjet: Brazili, Kolumbia, India, Rusia, Pakistani, Australia
Ngjyra: e gjelbër e gjallë, e shkëlqyeshme qelqore

Ky gur, të cilit qysh nga kohët e lashta i përshkruhen fuqi të jashtëzakonshme, është afrodiziak i mirë. Ndihmon te skleroza multiciplite, sëmundjet e Parkinsonit, epilepsia, skizofrenia, paranoja, psikozat. Mbron nga infeksionet, sëmundjet e zemrës, anemitë, rregullon shtypjen. Eliksiri përdoret shpesh dhe kryesisht te ndezjet e ndryshme, problemet me boshtin kurrizor, eshtrat, muskujt dhe reumën.

Psikikës i jep harmoninë dhe drejtpeshimin.

Duke e marrë parasysh çmimin, nuk përdoret shumë në kristaloterapi, sado që është një gur me forcë të jashtëzakonshme. Përdoret si i papërpunuar dhe si i përpunuar.

Një herë në muaj duhet pastruar nën rrjedhën e ujit, ndërsa, duke pasur parasysh faktin se është gur i fortë, mjafton që ta lëmë në kontakt me rubinin, ose me kristalet malore në një enë pa ujë gjatë natës, sepse ata i japin forcë të re.

Gur mbrojtës i kësaj shenje është agati…

Është një gur me cilësi të gjysmëmargaritarit, vlerat mistike të të cilit u kanë sjellë jetë të gjatë atyre që e kanë bartur, posaçërisht binjakëve. Në kohët e vjetra besohej se agati e sillte elokuencën (talentin në fushë të oratorisë) dhe se mbronte nga dhembja e kokës. Gjithashtu, besohej se e largonte lodhjen e syve dhe se mbronte nga sëmundjet e lëkurës.

Në rastet më të shpeshta është oval dhe, sikundër besonin romakët e vjetër, sillte pasuri. Në mënyrë që ta shtonin forcën e e agatit, ciganët bartnin edhe hrizofrazin, një gur tjetër i fatit për binjakët. Agatin nuk do të duhej ta bartnin kurrë virgjëreshat dhe peshqit.

Ka dy lloje të agatit: agati dhe agati i mbuluar me myshqe.

Agati
Formula: SiO2, strall
Fortësia: 6,5-7
Vendndodhjet: Brazili, Uruguai, SHBA-ja, Meksikoja, Gjermania, Australia
Ngjyra: Ngjyra të ndryshme në tonet e e shkëlqimit të mëndafshit

Pakëson dhimbjet, ndihmon te problemet me fytin dhe me rrugët e frymëmarrjes. Ka spektër të gjerë të veprimit. Gjatë kohës së shtatzënisë mbron nënë dhe frytin, lehtëson lindjen. E mbron psikikën nga depresioni.

Përdoret kryesisht si i përpunuar në formë të vjegcës, qafores, vathëve dhe të gurit për dorë.

Zbrazet një herë në jave nën rrjedhën e ujit të vakët 3- 5 minuta, ndërsa mbushet në diell 1- 2 dy orë.

Agati i mbuluar me myshqe

Formula: SiO2, strall
Fortësia: 6,5- 7
Vendndodhjet: India, SHBA-ja, Kina, Brazili, Afrika Jugore
Ngjyra: e kaltër e mbuluar me myshqe me njolla qumështi, e shkëlqyeshme mëndafshi e ngjyrës mat

Ndikon në pankreas dhe në prodhimin e insulinës, rregullon sheqerin në gjak, metabolizmin, filtron veshkat, shpretkën. E shton qëndrueshmërinë ndaj viruseve dhe kërpudhave.

Vepron relativisht ngadalë, ndaj rekomandohet që të hapet me kristal malor.

Kryesisht përdoret i përpunuar në formë të vjegcës dhe gurit për dorë.

Pastrohet me ujë të vakët rregullisht pas përdorimit, ndërsa mbushet diell ose pranë ndonjë kristali malor.

Rubini është njëri ndër margaritarët më të çmueshëm. Në kohën antike e ndërlidhnin me planetin Mars për shkak të ngjyrës së tij të kuqe. Hildegarda nga Bingeni (1098-1179) thoshte se “demonët e ajrit nuk mund t’i bëjnë veprat e tyre të tmerrshme dhe as të qëndrojnë në të njëjtin vend ku është edhe rubini; për shkak të kësaj rubini ka cilësinë që t’i heqë të gjitha sëmundjet nga trupi i njeriut”…

Për shkak të ngjyrës së tij të kuqe konsiderohej se rubini i largon melankolinë dhe ëndrrat e këqija. Në librat e vjetër mund të lexohet edhe se rubini i mbron marinarët nga anijethyerjet. Gjithashtu, simbolizon edhe mëshirën perandorake, dashurinë epshore dhe parimin e vitalitetit. Në “Apokalipsin” e Shën Gjonit përsosuria hyjnore krahasohej me “diamantin” dhe rubinin.

Rubini është simbol i lirisë, dinjitetit dhe forcës magjike. Veç kësaj, është mbrojtës i dashurisë dhe lirisë, ai i jep forcë edhe dashurisë së humbur. Të vjetrit mendonin se rubini nuk e lejon nënshtrimin ndaj sprovave dhe se e stabilizon shëndetin mental.

Besohet se mbron nga reumatizmi. Shndrit në rastin kur pronari sëmuret, ose kur i ndodh ndonjë fatkeqësi.

Katarinës së Aragonës i ishte tërhequr vërejtja për ndryshimin e pozitës së saj perandorake, duke u mbështetur në pozitën e ndryshimit të ngjyrës së rubinit të tij.

Shembujt më të shpeshtë kanë ardhur nga Lindja e Largët (Mandelei, India) dhe i kanë quajtur “lotët e Budës”.

Rubini është margaritar vezullues, ndërsa ngjyra e tij luhatet nga ngjyra e trëndafiltë deri te e kuqja e mbyllët.

Rubini

Formula: !l203, karbonat
Fortësia: 9
Vendndodhjet: Burma, Tajlanda, Sri Lanka, India, Brazili.

Pothuajse ka forcë magjike ndaj gjakut, krijimit të gjakut dhe enëve të gjakut. Aktivizon mëlçinë, rregullon sheqerin në gjak, e forcon sistemin imunologjik, përmirëson qarkullimin, mbron nga anemia dhe leucemia, i lehtëson problemet menstruale, rregullon shtypjen e gjakut. Eliksiri është afrodiziak i mirë dhe e shton fuqinë trupore.

Përdoret i i përpunuar dhe i papërpunuar.

Zbrazet në ujin e rrjedhshëm dy herë në muaj, ndërsa pas zbrazjes duhet të vendoset në vendin ku e zë dielli për rreth dy orë më qëllim të mbushjes.

Guri mbrojtës për luanët është Sardoniksi…

Ky gur i bukur me cilësi të gjysmëmargaritarit dhe me ngjyrë të kuqe-bromit mbron trimërinë, virtytet dhe fuqinë. Është mbrojtës i bashkëshortësisë, ndërsa nusja që do ta bartte në ditën e kurorëzimit, besohej se do të kishte martesë të lumtur. Gjithashtu sjell popullaritet, ndërsa besohej se mbronte edhe nga verbëria dhe thumbimi i insekteve. Romakët e kanë përdorur edhe për karfica.

Sardoniksi

Formula: Sio2, strall
Fortësia: 6,5- 7
Vendndodhjet: Brazili, Uruguai, SHBA-ja, Meksikoja

Nëpërmjet qaforeve ndikon në sistemin nervor. Si vjegcë rregullon punën e gjëndrave, sidomos të gjëndrës mbrojtëse. I mbron fytin, rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë nga infeksioni. Shëron verdhëzën, hepatitin, cirozën e mëlçisë. Qetëson zemrën.

Sjell fat në lojën e dashurisë.

Ndryshimi i vijave të bardha është tregues për sëmurjen e mëlçisë.

Përdoret vetëm si gur i dorës ose si vjegcë.

Zbrazet çdo dhjetë ditë me ujë të rrjedhshëm, ndërsa duhet që shpesh të lihet në diell, sepse vetëm në diell dendësohet në mënyrë të plotë.

Hrizoliti është gur mbrojtës i kësaj shenje. Është simbol i fatit i besnikërisë. Në kohët antike shërbente për t’i ndjekur shpirtrat dhe për të siguruar gjumë të rëndë. Kur bartej gjatë ditës sillte inspirimin letrar ose poetik.

Opali është gur i fatit vetëm për peshoret. Megjithatë, duhet thënë se bota antike nuk i frikësohej mallkimit të tij. Përkundrazi, e quanin gur i shpresës. Veçoria e këtij guri gjysmëmargaritar është se shndrit edhe pse nuk është i shpuar. Në Lindje një kohë të gjatë kanë besuar se ndihmon të parët dhe memorien. Në mënyrë që ta dëshmonte fuqinë e tij, shenjtori i prekte pacientët e tij me gurin e opalit.

Opali nuk bën të vihet në kutinë për stoli ose në syzë, sepse ashtu do t’i humbte shkëlqimin, bukurinë dhe aftësitë e tij magnetike.

Opali
Formula: SiO2 +H2O
Fortësia: 5,5- 6,5
Ngjyra: i tejdukshëm pa ngjyrë, i bardhë, i zi, i kaltër, me shkëlqim kalimtar në të gjitha ngjyrat e tjera

Ka një spektër të gjerë veprimi në planin fizik dhe shpirtëror. Vepron fuqishëm në lukth dhe në organet e tretjes, aktivizon gjëndrat, rregullon thartirën dhe rruazat e gjakut, ndihmon në raste e anemisë dhe leucemisë.

Forcon optimizmin, forcon spirituozitetin te ndikimi i madh i stresit, largon depresionin, i ndihmon psikikës që ta gjejë dashurinë e vërtetë.

Përdoret si i papërpunuar dhe i përpunuar (gur i dorës, stoli, vjegcë).

Duhet të zbrazet vetëm me ujë të vakët të rrjedhshëm, ndërsa rekomandohet që gjatë natës të mbahet në shishe të ujit. Duhet të shmanget kontakti me parfumin, ujin e kolonjës, sapunin dhe thartirën. Nëse e ndryshon ngjyrën gjithsesi duhet të shkoni për kontroll te mjeku. Mbushet në enë me kristal malor.

Topazi është gur me cilësi gjysmëmargaritari, i cili mund të jetë i verdhë, i bardhë, i trëndafiltë ose i ndonjë ngjyre tjetër. Është mbrojtës i dashurisë, lojalitetit dhe i suksesit në punë. Në mesjetë topazi topazi në rastet më të shpeshta ishte i stolisur me ar, bartej rreth qafës, sepse besohej se mbronte nga magjitë, pagjumësia, lëndimet e fytit dhe bajameve. Në Lindje besohej se me ndihmën e topazit ishte e mundur që të pranoheshin porositë astrale. Mund ta bartin shigjetarët dhe të tjerët, por është i rrezikshëm për virgjëreshat dhe peshqit.

Formula: AI2(F2-SiO4)
Fortësia: 8
Vendndodhjet: Brazili, SHBA-ja, Rusia, Sri Lanka, Australia, Afganistani.

Tirkizi, gjysmëmargaritar me ngjyrë të kaltër të mrekullueshme, në Perëndim simbolizon planetin Jupiter (e gjelbra) ose Venerën (e kaltra). Emri i tij rrjedh nga vendet e Lindjes (Turqia). Turqit, si kalorës të mirë e kanë konsideruar si hajmali të tyre, sepse kanë besuar se i ruan kuajt dhe kalorësit në rrugëtimet e tyre të gjata. Konsiderohej se i ruante sundimtarët nga ndikimet e këqija. Në Meksikë tirkizi çmohej si gur i jashtëzakonshëm (në gjuhën e astekëve-xihuitl); përmbi të ishte vetëm zadi; kryesisht e vinin në diademat mbretërore. Zoti i tyre i Zjarrit quhej “Zoti i tirkizit” (Xiuhtecutli). Tirkizi i kaltër simbolizonte unitetin e zjarrit qiellor (Diellit) dhe atij tokësor.

Gjithashtu. besohej se mbronte nga xhelozia dhe magjia. Është interesant se tirkizi nuk duket bukur në të gjithë njerëzit: në disa e humb shkëlqimin dhe ngjyrën. Thuhej se tirkizi, duke e ndërruar ngjyrën, mund ta helmojë atë që e bart. Më së miri duket kur është i stolisur me ar.

Veçmas u sjell fat demave, por për asnjë shenjë nuk është në mënyrë të veçantë i pafat. Fuqia e tij forcohet nëse bartet me safirin.

Formula: CuAl6((PO4)4(OH)8.5H2O, fosfat
Fortësia: 5- 6
Vendndodhjet: SHBA-ja, Afganistani, Kina, Izraeli, Irani, Meksikoja, Burma, Rusia.

Ndihmon te sëmundjet e fytit dhe të rrugëve të frymëmarrjes. E forcon imunitetin dhe krijon harmoninë në punën e organeve; forcon gjëndrat dhe qarkullimin e gjakut, i ushqen muskujt dhe nervat i mban në gjendje elastike. Mbron dhëmbët dhe nofullën nga kariesi dhe paradentoza. Shëron impotencën. Psikikës i jep forcë dhe siguri.

Përdoret si i papërpunuar dhe i përpunuar. Stolia, guri i dorës, vejgca janë format më të shpeshta në të cilat përdoret. Eliksiri përdoret kur dëshirojmë që ta forcojmë shpejt organizmin dhe që ta kthejmë forcën e tij.

Pastrohet një herë në muaj në enën e thatë sa gurthit e hematitit. Në rast të ndryshimit të ngjyrës duhet të pastrohet, zbrazet menjëherë. Mbushet në praninë e kristalit malor dhe të nugetëve të bakrit. Nuk bën të ekspozohet në diell, sepse tirkizi është i ndjeshëm në nxehtësi dhe në sapun e thartira. Argjendi i ndihmon bukur shumë karakterit shërue të tirkizit.

Për këtë shenjë veçmas është me fat guri i quajtur Granat. Është fjala për gjysmëmargaritarin me ngjyrë të kuqe në të mbyllët. Është simbol i besnikërisë dhe cilësisë të cilën bricjapët e vlerësojnë në mënyrë të veçantë. Romakët, grekët dhe egjiptianët e kanë çmuar si gur sundimtar, gur që sjell, forcën, fuqinë dhe lojalitetin. Besohej se granati e mbron gjendjen e përgjithshme shëndetësore të njeriut dhe se posaçërisht se nuk e lejon rënien në melankoli dhe depresion. Cilësitë e tij magjike shprehen edhe në atë se pronarin e tij, nëpërmjet ndryshimit të ngjyrës, mund ta paralajmërojnë për fatkeqësinë vijuese. Është fatsjellës për ujorët, por jo edhe për demat dhe akrepat.

Formula: Fe3All22(SiO4)3, silikat
Fortësia: 7- 7,5
Vendndodhjet: Austria, Brazili, Çekia, India, Madagaskari, Kanadaja, Afrika Jugore

Është njëri ndër kristalet më të rëndësishme shëruese. E forcon zemrën, ritmin e zemrës dhe shtypjen e gjakut, forcon qarkullimin e gjakut, nxit prodhimin e rruazave të bardha të gjakut. Mbron nga anemia dhe leucemia, vepron në organet seksuale (afrodiziak), forcon eshtrat, ndihmon tek artritisi dhe reuma. Na psikikë ndikon si mbrojtës i miqësisë së vërtetë.

Shfrytëzohet si i papërpunuar dhe i përpunuar në formën e stolisë, vjegcës dhe gurit për dorë.

Zbrazet rregullisht (3-4 herë në muaj) nën ujin e vakët të rrjedhshëm, pastaj ekspozohet në diell, por vetëm për një kohë të shkurtër.

Nëse guri e ndryshon ngjyrën, duhet të zbrazet vetëm atëherë kur të përcaktohet arsyeja e ndryshimit. Për shembull, problemet me partnerin shkaktojnë pothuajse ngjyrën e zezë, e cila kthehet në ngjyrë normale, në të kuqe ose në të ngjyrë gështenjë, vetëm atëherë kur çrrënjosen problemet që e kanë shkaktuar ndryshimin e ngjyrës.

Ametisti, gjysmëmargaritar shumë i kërkuar, me ngjyrë të mrekullueshme trëndafili, ndërsa nganjëherë edhe me ngjyrë vjollce, ishte simbol i modestisë dhe pastrues i shpirtit. Që nga kohët e vjetra dhe pothuajse deri në ditët e sotme konsiderohej se mbronte nga dehja (në greqisht: a-methysios do të thotë “nuk është i dehur”). Njëfarë Edvard Merike ka shkruar më 1853 në librin “Historia e bukuroshes” se ametisti largon mamurllëkun, ashtu që zotëria që kishte pirë shumë shpejt bëhet plotësisht i kthjellët; prandaj shumë sish, qofshin klerikë, qofshin njerëz të rëndomtë, kanë pasur traditë që të bartin unazë me gurë të çmuar. Grekët e vjetër kanë besuar se ai që e bart nuk do të mund të dehej!

Me mijëra vite është bartur si stoli në unazën e peshkopit dhe përgjithësisht për zbukurimet e personaliteteve të larta.

Tradicionalisht, ametisti është gur i të dashuruarve. Nëse vihet në mëndafsh mbron nga dhimbja e kokës.

Gjithashtu, konsiderohej se mbron nga helmimi dhe magjia.

U përgjigjet të gjitha shenjave pa përjashtim.

Ametist

Formula: SiO2, strall
Fortësia: 7
Vendndodhjet: Brazili, Uruguai, Meksikoja, Namibia, Zambia

Që nga lashtësia është i njohur si gur që ndihmon te dhembja e kokës dhe migrena. I përshkruhen shumë cilësi. Ndihmon edhe te problemet menstruale, e sforcon memorien, e rregullon shtypjen e gjakut dhe është i mirë kundër trashjes. Qetëson zemrën dhe nervat, mbron nga magjitë dhe forcat e këqija, mendimet e këqija i shndërron në optimizëm. Posedon impulse të këndshme për kënaqësinë e jetës dhe miqësi, sikundër edhe aftësinë e profetizimit të zgjidhjes së problemeve. Te meditimet ofron shkallën më të lartë të qetësisë, ngrohtësisë dhe harmonisë.

Përdoret në mënyrë ta ndryshme, i papërpunuar dhe i përpunuar, ndërsa njëkohësisht nga ai bëhet edhe eliksiri.

Në gotën prej 2 decilitrash të vihet një pjesë e përpunuar e ametistit. Të lihet që të qëndrojë gjatë natës dhe të pihet në mëngjes. Eliksiri ka treguar rezultate të mira edhe te rregullimi i jashtëqitjes. Përmirëson rritjen e flokëve dhe e pastron lëkurën. Çdo 15-20 ditë zbrazet nën ujin e rrjedhshëm rreth 3-5 minuta.

Nuk bën të mbushet (dendësohet) në diell.

Peshqve, si shenjë e ujit, u përgjigjet akuamarini. Ky margaritar i shkëlqyeshëm emrin e ka marrë nga dy fjalët latine: uji dhe deti, sepse ngjyra e tij e kaltër-gjelbër ta kujton ngjyrën e detit.

Besohet se akuamarini sjell harmoni dhe fat në martesë, ndaj për këtë është zgjedhje e mirë si unazë fejese. Është me fat edhe për akrepin. Gjithashtu është i mirë edhe për ujorin, por janë luanët ata që do të duhej ta shmangnin.

Akuamarin

Formula: Al2Be3(Si6O18), silikat
Fortësia: 7,5- 8
Vendndodhjet: Brazili, Pakistani, Afganistani, Sri Lanka, India, Mozambiku, Nigeria, Madagaskari.

Në mënyrë të veçantë ndikon në rrugët e frymëmarrjes, për shembull tek astma, bronhitisi, sëmundjet e mushkërive, ftohja, alergjia. Mbron nga seniliteti dhe kalcifikimi i arterieve. E zvogëlon depresionin, e forcon ndërgjegjësimin.

Në martesë i thellon dashurinë dhe besnikërinë.

Përdoret i papërpunuar dhe i përpunuar (qaforja, hallka, vjegca, guri i dorës.

Zbrazet nën ujin e vakët të rrjedhshëm, ndërsa mbushet në diell.
_____________________________________________________________________________________

Astrologjia Karmike - të fshehtat e jetëve të kaluara

Procesi i shkaqeve dhe i pasojave, i cili emërtohet si k a r m a, nganjëherë interpretohet si dora e pamëshirshme e Zotit, por në fakt njeriu vetë e krijon karmën e tij, ose të paktën e liron me veprat e tij të mira. Zoti është dëshmitari i përjetshëm. Ne vetë, me veprat tona, e përcaktojmë fatin tonë.
Çdo jetë lind me një personalitet të caktuar, i cili përbëhet nga elementet e matricës së shpirtit dhe, sikundër aktorët, edhe ne luajmë role të ndryshme, por gjithnjë në përputhje me karakterin tonë. Personaliteti ynë zhvillohet gjatë jetës. Ai përparon ose ngec në varësi nga fakti se si reagon ndaj rrethanave jetësore në të cilat ndodhet. Çdo gjë që na ngjan në jetë, gëzimet ose fatkeqësitë, janë veçse mësime të cilat duhet t’i marrim në rrugën drejt përsosurisë dhe lirimit të shpirtit nga lidhjet me këtë botë. Për aq kohë sa janë dëshirat në njeriun është e pamundur të shmanget lindja e sërishme. Dëshirat janë ato që na lidhin për këtë botë. Shpirtrat e lirë vijnë në planet si mësues, por nuk janë të lidhur me këtë botë.

Shkaktar i të gjitha problemeve dhe shqetësimeve është fakti se e kemi humbur pushtetin mbi ndjenjat tona. I lëmë që të shpërthejnë dhe kështu pushojmë të gjykojmë drejt. Hidhërimi, mendjemadhësia dhe ndjesi të tjera i japin njeriut shprehi demoni dhe nganjëherë madje edhe e bastardojnë deri në nivelin e kafshës. Sa herë kemi qenë të përfshirë në veprime të gabueshme dhe me këtë edhe më shumë jemi lidhur me zinxhirët e karmës. Mllefi është sikurse droga. Duhet të bëjmë përpjekje që të lirohemi nga ai. Për ta bërë këtë është e domosdoshme që ta zbulojmë forcën e inteligjencës së lartë, që fshihet thellë në ne…

Kur vjen koha e lindjes, zgjidhet një lloj i veçantë i trupit që do të jetë i përshtatshëm për shpirtin e caktuar. Llojet e ndryshme të elementeve kimike nga të cilat përbëhet trupi, sikundër edhe mënyra se si kombinohen ato, përbëjnë realizimin e ndikimit të sundimtarëve planetarë, ndërsa lindja bëhet në momentin kur planetët ndodhen në pozitat që duhet t’i marrin në pajtim me planin paraprakisht të caktuar, të cilin e harton vetë horoskopi. Kështu pozitat planetare janë përcaktuese të përkryera si për trupin që lindet, ashtu edhe për karakterin, /për këtë është përgjegjës Hëna/, i cili do ta pushtojë për një periudhë të caktuar jetësore. Pozita e Hënës në kohën e lindjes shpreh tërësinë e përvojave të jetëve të kaluara, ndërsa Dielli na udhëzon për atë se në çka duhet të orientohemi tani, ndërsa kjo është rruga drejt vetëdijesimit dhe arritjes së nivelit më të lartë të vetëdijes në jetën e tanishme.

NËSE JENI TË LINDUR NË SHENJËN E:

D A S H I T

Në jetët e mëhershme keni qenë emocionalisht të pavendosur dhe të varur nga të tjerët, kështu që tani për ju është shumë e rëndësishme që në jetën emocionale ta ndërmerrni iniciativën, të insistoni për nevojat dhe dëshirat tuaja, në mënyrë që ta gjeni identitetin tuaj të humbur. Megjithatë, mos shkoni në ekstremin tjetër, në pavarësinë e tepruar, e cila mund të kalojë në egoizëm. Këmbëngulësia dhe besimi në vete është ajo që ju duhet më së shumti.

D E M I T

Jetët e kaluara, të cilat i kemi lënë pas, në aspektin emocional kanë qenë jostabile dhe të ashpra. Keni njohur shkatërrimet e vuajtjes, frikës dhe ndjenjave të mëdha. Jeta e tanishme ju është dhënë si një rast që të stabilizoheni dhe të shkelni në tokë. Stabiliteti, qëndrueshmëria dhe lidhja e veprave dhe praktikës për ju janë të një rëndësie të veçantë. Është koha që t’ia lejoni qenies suaj shpirtërore që të manifestohet nëpërmjet punës, në mënyrë që të mund të piqet dhe ta mësojë atë që diku në rrugën e jetëve të kaluara e ka harruar.

B I N J A K Ë V E
Problemet në jetën e kaluar për ju kanë qenë probleme që kanë lindur si pasojë e komunikimit të keq me njerëzit e tjerë. Kjo jetë përbën një rast që të bindeni se sa është e rëndësishme të thuhet ajo që ndihet…Korrigjoni rastet e humbura në mënyrë që ta realizoni kuptimin emocional dhe harmoninë. Posesiviteti, largimi nga njerëzit e tjerë dhe tërheqja në botën vetjake tani do të duhej të kapërceheshin me modelin e ri të përgjigjes emocionale dhe komunikimit të drejtë.

G A F O R R E S

Në këtë jetë mësoni që të bëheni besnikë dhe stabilë, që sipërfaqësinë dhe paqëndrueshmërinë nga jeta e kaluar tani ta ktheni në qëndrueshmëri dhe përkrahje si për të tjerët, ashtu edhe për veten. Pavarësisht se si veproni nga jashtë, natyra juaj e brendshme është e butë, sikur guaskë. Mësimet e shumta nga kjo jetë ju udhëzojnë që t’i kuptoni drejt marrëdhëniet familjare dhe mu për këtë për ju janë shumë të rëndësishëm prindërit dhe fëmijët. Megjithatë, nuk bën që ta harroni edhe veten!

L U A N I T

Në mishërimet (inkarnimet) e kaluara keni mësuar që të doni në mënyrë të paanshme, që të mos i veçoni njerëzit, por tani duhet të mësoni që energjinë tuaj emocionale dhe forcën t’i orientoni drejt njerëzve të caktuar dhe fushave të jetës, të cilat janë të rëndësishme për ju. Keni pothuajse aftësinë fëmijërore që ta përjetoni lumturinë në situatat kur të tjerët ju falënderojnë dhe kur jeni në qendër të vëmendjes…, por mos u zemëroni kur nuk ju kushtojnë vëmendjen dhe respektin e duhur. Mësimi juaj në këtë jetë është vetëbesimi dhe respekti për veten.

V I R G J Ë R E S H Ë S

Jeta e tanishme ju mëson ta keni të drejtën e zgjedhjes të asaj që ju kënaq, si dhe faktin se emocionet e vërteta ndërtohen shkallë-shkallë, gur, gur bëhet mur…Duhet të mësoheni që të mos mbështeteni në të tjerët, por vetëm në veten, madje këtë do ta arrini kur të mësoheni që plotësisht ta pranoni veten me të gjitha të metat dhe cilësitë. Ndjenja e fajit ju përcjell nga jetët e kaluara…lirohuni nga ia! Edhe më tej brengoseni për njerëzit e tjerë, fatin e tyre dhe për atë se si do të mund t’i ndihmonit.

P E S H O R E S
Në jetët e kaluara keni pasur probleme në marrëdhëniet me të tjerët, sikurse edhe me gjininë e kundërt, ndaj edhe në jetën e sotme mund t’ju shoqërojë frika /thellë e fshehur dhe e ndrydhur/ nga njerëzit, refuzimi ndaj ekipit të punës dhe mosbesimi. Në mënyrë që ta përmirësoni këtë gabim, kjo jetë do t’ju ofrojë një numër të madh partnerësh të dashurisë dhe një rreth të gjerë miqsh, ashtu që të mësoni si ta zhvilloni harmoninë me njerëzit e tjerë.

A K R E P I T

Keni krijuar një pamje të madhe emocionale dhe intuitive mbi esencën e jetës. Intuita juaj ofron ndjenjën e detyrës që e keni përpara dhe udhëzuesin se në cilën rrugë do të duhej të niseshit, sikundër edhe elementin e nxitjes që është i domosdoshëm për t’u nisur në një rrugë. Frikat irracionale nga jeta e kaluar janë frika që shkaktohen nga sëmundja dhe vuajtja, si dhe nga humbja e të afërmve, ndaj në këtë botë mund të shkoni në skajin tjetër, në posesivitet ndaj miqve të afërm dhe partnerit, ndonjëherë edhe në mënyrë të pavetëdijshme, në gjakimin që t’i mbani vetëm për vete.

S H I G J E T A R I T
Në jetën e tanishme keni ardhur për t’i çrrënjosur paragjykimet tuaja dhe që të mësoni të bëheni fleksibilë, ashtu që në këtë aspekt të porsazbuluar të personalitetit ta gjeni lirinë tuaj. Çrrënjosja e të gjitha trajtave të paragjykimeve dhe përhapja e tolerancës është diçka që konsiderohet përcaktim i jetës tuaj, ndaj edhe jeta do t’ju çojë në këtë drejtim. Prandaj, për ju janë të rëndësishme udhëtimet, njohja me kultura të ndryshme dhe me modele sjelljes dhe të besimit.

B R I C J A P I T

Përvojat nga jetët e kaluara ju kanë shkaktuar konflikt me autoritetet, ndaj në vete bartni frikën nga ajo se dikush tjetër do t’i kontrollojë ose do t’i shfrytëzojë dobësitë tuaja dhe besnikërinë ndaj tyre. Në jetën e tanishme mësoni që vetes t’i bëheni autoritet dhe se si të bëheni përgjegjës ndaj emocioneve tuaja dhe të të tjerëve. Kjo jetë është jetë e stabilizimit dhe e të kuptuarit të së vërtetës jetësore, sipas së cilës të jesh i përgjegjshëm dhe i disiplinuar nuk do të thotë të jesh i ftohtë dhe i distancuar.

U J O R I T
Kjo pozitë tregon se në jetët e kaluara ka pasur shumë xhelozi dhe posesivitet në planin emocional. Nxitja e jetës së tanishme qëndron në ndarjen nga pasqyrimet e rrejshme dhe xhelozia, posesiviteti dhe gjakimi që ta drejtojmë atë që e duam. Duhet t’ia ofroni lirinë vetes dhe të tjerëve. Detyra e juaj është që të zhvilloni marrëdhënie miqësore me të gjithë, sikundër që duhet t’i zhvilloni edhe humanizmin, shpirtgjerësinë dhe tolerancën.

P E S H Q V E
Në jetën e kaluar nuk keni mundur që sa duhet ta vlerësoni emocionin e vërtetë, ashtu sikurse nuk keni pasur kohë që t’u dorëzoheni emocioneve…Jeta e tanishme, nëpërmjet kësaj shenje tepër fine dhe intuitive, jua ofron mundësinë që “ta prekni fundin” dhe të mësoheni t’u dorëzoheni emocioneve, në mënyrë që ta pasuroni veten dhe vetë përmbajtjen e jetës. Këtu jeni që të mësoni se ne të gjithë jemi pjesë e Njërit dhe nëpërmjet kësaj të dhëne ta përmbyllni ciklin e hapjes emocionale që ka filluar para shumë jetëve. /futball-r.de.tl/
 
  Heute waren schon 1 Besucher (2 Hits) hier!  
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden